Komuna e Tetovës: Ka përfunduar shpallja publike për rindërtimin e stadiumit të qytetit

Komuna e Tetovës sot përmes një kumtese informoi se ka përfunduar shpallja publike për indërtimin e stadiumit të qytetit, e cila ishte e hapur nga 22 nëntori i vitit 2023, njofton Portalb.mk.

Informojnë se javën e ardhshme komisioni do t’i shqyrtojë ofertat e mbërritura dhe evaluimi i ofertës fituese.

“Javën e ardhshme komisioni do të shqyrtojë ofertat e arritura dhe pastaj do të bëhet evaulimi i ofertës fituese. Shumë shpejt do të nënshkruhet edhe kontrata dhe do të fillohet me punë”, theksojnë nga Komuna e Tetovës.

Gjendja e financiare e Komunës së Tetovës është e rëndë pasi komuna ka borxh prej 8.4 milionë eurove, i cili para dy viteve ishte 14 milionë euro. Kasami ka deklaruar se këtë borxh do e ulin me menaxhim më efikas të taksave komunale. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami24 nëntor të vitit 2023 theksoi se rikonstruimi do bëhet me para nga komuna të cilat do sigurohen nga të hyrat e komunës prej pagesave të qytetarëve, ai theksoi se nuk është paraparë ndonjë hua.
Sipas shpalljes publike të bërë nga ana e Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport”, lënda e kontratës së prokurimit publik është ndërtim dhe rikonstruim i objekteve sportive, ndërkaq vlera e parashikuar është 600.000.000 denarë pa TVSH, që i bie rreth 9.7 milionë euro.  Kohëzgjatja e kontratës është në periudhë prej 36 muajsh.Për rikonstruimin e stadiumit janë bërë një maratonë premtimesh.
Kryetari i Komunës së Tetovës gjatë vitit 2023 ka deklaruar disa herë për rikonstruimin e stadiumit, në nëntortetorkorrik dhe maj. Edhe vitin 2022 disa herë Kasami përmendi se pritej të kishte zgjidhje brenda atij viti. Rikonstruimin Kasami e përmendi edhe në debatet parazgjedhore.

Rikujtojmë që edhe kryetarja paraprake, Teuta Arifi për rikonstruimin e stadiumit bëri një maratonë premtimesh, në vitin 2013, më pas në vitin 2017 si dhe përsëri në vitin 2021, por kjo nuk u realizua në terren.

Përndryshe, stadiumi i Tetovës është në gjendje të shkatërruar dhe nuk plotëson standardet e UEFA-s, skuadra tetovare “Shkëndija” ndeshjet evropiane i luan në Shkup.