Kasami: Tenderi për rikonstruimin e stadiumit të Tetovës në shtator apo tetor
Në shtator apo tetor pritet që të shpallet tenderi për rikonstruimin e stadiumit të Tetovës. Kështu paralajmëroi së fundmi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami i cili tha se rikonstruimi do bëhet nga komuna dhe se investimi është rreth 10 milionë euro, shkruan Portalb.mk.
Kasami, i pyetur në seancën e pyetjeve të këshilltarëve komunal për këtë dëshirë të madhe të shumë tetovarëve dhe dashamirëve të futbollit, nëse ka diçka kontrete për rikonstruimin e stadiumit dhe se kur pritet të fillojnë punimet, tha se tani ka tgjidhje.
“Besojmë diku nga shtatori-tetori do të shpallet edhe tenderimi dhe do të zgjidhet kompania që do të ndërtojë stadiumin. Të gjitha procedurat paraprakisht i kemi dakorduar në aspektin juridik, tnai mbetet të njëjtat ta kalojnë aspektin fomral që i njëjti të mund në shtator të shpallet. Për ne ka qenë me rëndësi gjetja e formës që të jetë e ralizueshme, jo ajo që do të jetë vetëm premtim dhe pastaj të themi pse nuk mund të realizohet, këtë vit kemi punuar në këtë drejtim dhe kemi gjetur zgjidhje, edhe formalo-juridike edhe financiare, edhe njëherë po e them që diku në vjeshtë- shtator-tetor si do zgjatin ata procedurat e përgatitjes së dokumentacionit është çështje e kohës po unë besoj se në vjeshtë stadiumi do të tenderohet dhe së shpejti do të përzgjidhet kompania që do e rregullojë stadiumin”, deklaroi Kasami.
Ai theksoi se bëhet fjalë për investim diku rreth 10 milionë euro, ndërsa rikonstiruimin do e bëjë komuna.
Vjeshta ishte afati i pritshëm për fillimin e punimeve nga Kasami edhe në muajin maj, por aso kohe pa dhënë detaje.
Nërkaq, edhe vitin e kaluar disa herë Kasami përmendi se pritej të kishte zgjidhje brenda atij viti, por kjo nuk ndodhi.
Rikonstruimin e stadiumit kryetari aktual i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami e përmendi edhe në debatet parazgjedhore.
Rikujtojmë që edhe kryetarja paraprake, Teuta Arifi për rikonstruimin e stadiumit bëri një maratonë premtimesh, në vitin 2013, më pas në vitin 2017 si dhe përsëri në vitin 2021, por kjo nuk u realizua në terren.
- LEXO: Rikonstruimi i Stadiumit të Tetovës, Kasami pret që në vjeshtë të fillojnë punimet
- LEXO: Kasami do ta presë “Ecologun” deri në fund të vitit për rikonstruimin e stadiumit të Tetovës
- LEXO: Stadium i Tetovës me vite në pritje të rikonstruimit, Kasami: Brenda vitit do kemi zgjidhje
- LEXO: Nuk ka ndryshim në katrahurën e stadiumit të Tetovës, “Ballistët” kërkojnë rikonstuim urgjent
- LEXO: Për t’u futur në stadiumin e Tetovës duhet të kalosh nëpër mbeturina dhe mini-deponi (Foto)