Ditët e ardhshme do të vijnë edhe 9 mijë glukomerë dhe shirita për diabetikët, paralajmëroi Mexhiti

Ministri për Shëndetësi, Fatmir Mexhiti, paralajmëroi që këto ditë do të vijnë edhe 9 mijë glukomerë dhe shirata për personat e sëmurë nga diabeti. Ato do të shpërndahen në të gjitha barnatoret, transmeton Portalb.mk.

“Për momentin, prej dje janë 10 mijë. Zgjidhja sistematike, përmes së cilës pritet të tejkalohet problemi me terapinë, do të ketë për rreth dy vjet”, deklaroi ministri për shëndetësi, Fatmir Mexhiti, gjatë shënimit të Ditës Botërore të Diabetit.

Ai theksoi që ky problem është zgjidhur përmes bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë, Komisionit Nacional për Diabet dhe shoqatave. Dime Velev nga Lidhja e Shoqatave të Diabetit, deklaroi që me vite kërkojnë që të ketë zgjidhje sistematike, përmes së cilës pacientët të mund të paguajnë për terapi më cilësore.

Ndryshe, janë blerë sensorë për 650 pacientë, të destinuar për fëmijë dhe të rinj deri në 18 vjeç me diabet tip 1, shtatzëna me diabet tip 1, personave të verbër, ndërsa pjesa tjetër e sensorëve do t’i ndahet Klinikës Universitare të Endokrinologjisë.

Kujtomë që në vend kishte mungesë të terapive të cilat marrin personat e sëmurë me diabet. Më 10 gusht ata shpërehen revoltën e tyre kundrejt Ministrisë së Shëndetësisë për injorimin që u bëhet për disa muaj.