RMV, fëmijët me diabet të tipit 1 më në fund morën sensorë falas për matjen e glicemisë

Janë blerë sensorë për 650 pacientë, të destinuar për fëmijë dhe të rinj deri në 18 vjeç me diabet tip 1, shtatzëna me diabet tip 1, personave të verbër, ndërsa pjesa tjetër e sensorëve do t’i ndahet Klinikës Universitare të Endokrinologjisë. Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, vizitoi sot Klinikën  për sëmundjet e fëmijëve me rastin e ndarjes së sensorëve falas për matjen e glukozës në gjak tek pacientët më të vegjël, transmeton Portalb.mk.

“Më vjen mirë që më në fund është bërë furnizimi me sensorë për matjen pa dhimbje të glukozës në gjak. Në vend të shpimeve të zakonshme, një procedurë e dhimbshme dhe që shkakton trauma tek fëmijët, tashmë glicemia e tyre do të matet me sensorë, duke ndjekur teknologjinë më të fundit. Me këtë ne rrisim ndjeshëm cilësinë e jetës së fëmijëve. Ashtu si në vendet e tjera të botës, është përgjegjësia jonë si Ministri e Shëndetësisë që të ofrojmë kujdesin më të mirë të mundshëm për pacientët e vegjël të cilët duhet të rriten në indivië të shëndetshëm”, theksoi ministri Mexhiti gjatë vizitës.

Ai u zotua se për periudhën e ardhshme të jenë në dispozicion të pacientëve metodat më bashkëkohore për trajtim të diabetit, sepse kur bëhet fjalë për një pacient me diabet, “duhet të kemi parasysh që është një mënyrë jetese”, theksoi Ministri.

Përndryshe, përdorimi i sensorëve ka përfitime të shumëfishta. Para së gjithash, ai lejon arritjen dhe ruajtjen e glicemisë në çdo kohë, parandalimin e komplikimeve nga diabeti, optimizimin e aftësisë së të mësuarit të të rinjve me diabet, dhe gjithashtu u lejon prindërve të masin gliceminë e fëmijëve gjatë natës pa pasur nevojë t’i zgjojnë ata. Njëkohësishtë, sistemet alarmojnë dhe parandalojnë gjendjet akute të diabetit si hipoglikemia dhe hiperglicemia. Sensorët janë të thjeshtë për t’u përdorur, vendosen në pjesën e sipërme të krahut dhe matet glicemia me pajisje elektronike ose celular.

Kujtomë që në vend kishte mungesë të terapive të cilat marrin personat e sëmurë me diabet. Më 10 gusht ata shpërehen revoltën e tyre kundrejt Ministrisë së Shëndetësisë për injorimin që u bëhet për disa muaj.