RMV, pas tetë muajsh pritje, nisi shpërndarja e terapisë antidiabetike,  shpërndarja e glukometrave dhe gjilpërave do të fillojë në ditët në vijim

Pasi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në Facebook njoftoi se është zgjidhur problemi i trashëguar me personat me diabet, për gjilpërat e insulinës, aparatet matëse të sheqerit, shiritat, Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve (LShD) pret që procesi i shpërndarjes të zgjasë rreth dy javë, sepse janë 44 mijë pacientë në terapi me insulinë, transmeton Portalb.mk.

“Problemet me terapinë antidiabetike janë zgjidhur, po u shpërndahet personave me diabet. Këtë javë duhet të nisë shpërndarja e glukometrave dhe gjilpërave, që është detyrim serioz dhe duhet të shpërndahet për 44 mijë pacientë. Mund të duhen më shumë se dy javë. Prej shtatorit presim shpërndarjen e sensorëve për fëmijët me diabet që të mos shpohen më dhe të mos përjetojnë trauma”, tha Dimçe Velev, kryetar i LShD.

Për Lidhjen, prioritet është zgjidhja e situatës me mungesën e terapisë së nevojshme anti-insulinike, e cila la pa të për tetë muaj mijëra njerëz me diabet në Maqedoni. Ata sugjerojnë që kjo të zgjidhet sipas shembullit të Sllovenisë dhe Kroacisë, ku punojnë me një parim tjetër, me qëllim që pacientët të mos mbeten kurrë pa terapi.

“Me ministrin dhe Fondin e Shëndetësisë po flasim për vendosjen e çmimeve të referencës për blerjen e glukometrave dhe shiritave, për një mënyrë tjetër të marrjes së tyre nga ajo aktuale. Me atë që ne ofrojmë është të mos kesh kurrë ose të kesh vazhdimisht. Me recetë apo vërtetim shkojmë në farmaci dhe marrim ato barna dhe ndihma që na ka përshkruar shteti”, thotë Velev.

Sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, vitin e kaluar në vend janë diagnostikuar me diabet 7460 pacientë, ndërsa rreth 136 mijë persona po trajtohen me diabet. Nga Ministria thonë se kjo shifër është më e lartë dhe me reformat në shëndetësinë primare duan të rrisin kontrollin e rasteve të padiagnostikuara.

“Analizat tona treguan se në vend janë 133 mijë pacientë me diabet, por supozimet janë se 230 mijë pacientë kanë sheqer të lartë. Që do të thotë se nuk ndiqen. Pra, me reformat, nëse një pacient rreth të 40-tave vjen tek mjeku i familjes për dhimbje fyti dhe duket i lodhur, mjeku i familjes do të mund ta dërgojë në laborator dhe të ekzaminojë nëse vuan nga diabeti”, thotë Dr. Zllate Mehmedoviq, koordinator i reformave të kujdesit parësor.

Kujtomë që në vend kishte mungesë të terapive të cilat marrin personat e sëmurë me diabet. Më 10gusht ata shpërehen revoltën e tyre kundrejt Ministrisë së Shëndetësisë për injorimin që u bëhet për disa muaj.