Qytetarët e sëmurë nga diabeti protestojnë në Maqedoninë e Veriut: Mjaftë na injoruat tetë muaj

Shoqata e të sëmurëve nga diabeti në Maqedoninë e Veriut sot kanë dërguar një letër publike përmes së cilës shprehin revoltën e tyre kundër injorimit që është duke i bërë Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

“Durimi jonë ka mbaruar edhe më shumë sesa gjilpërat e insulinave, shiritat për matjen e sheqerit ose gleukometri, sikurse edhe terapia që na kanë ndryshuar”, thuhet në protestën e kësaj Shoqate.

Ata vlerësojnë që është e tepërt të vazhdohet me injorimin, diskriminimin dhe poshtërimin.

“Sot si Lidhje e Shoqatës së diabetikëve e shprehim revoltën dhe mllef tinë të madh, por edhe qëndrimin se është e papranueshme që tetë muaj mos të kemi gjilpëra për insulina, shirita dhe aparate për matjen e sheqerit. Këtu jemi që të shprehim revoltën tonë se në fund të çdo tenderi dhe fillimin e tenderit të ri thuajse si rregull, nuk kemi mjaftueshëm insulina dhe terapi tjera antidiabetikë”, thuhet në reagimin e personave të prekur nga debati.

Ata duan të kuptojnë se ku është problemi që edhe 90 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për furnizim me terapi, akoma nuk ka ardhur.

“Sipas raportit të fundit të Institutit për Shëndet Publik, vetëm vitin e kaluar janë 7 460 pacientë të rinj të diagnostikuar, ndërsa gjithsej janë 135 690 pacientë me diabet në shtetin tonë”, raportojnë nga Lidhja e Shoqatës së Diabetikëve në Maqedoni.