ASH-ja e Taravarit reagoi në lidhje me provimin e jurispudencës
Pamundësia e studentëve shqiptarë që të japin provimin në gjuhën shqipe, u vlerësua si diskriminim nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, raporton Portalb.mk.
“Arsyetimi i Ministrisë se “verifikimi i njohjes aktive të gjuhës maqedonase bëhet vetëm përmes provimeve në gjuhën maqedonase” është i papranueshëm, diskriminues dhe juridikisht i dobët. Njohja e gjuhës maqedonase nuk vihet në dyshim, por mohimi i së drejtës për të dhënë provimin në gjuhën shqipe është shkelje direkte e parimit të barazisë gjuhësore dhe e frymës kushtetuese”, raportoi ASH-ja.
Aleanca për Shqiptarët kërkoi rishqyrtim urgjent të këtij vendimi diskriminues, duke e vlerësuar këtë si të drejtë elementare.
Në Ligjin për Provimin e Jurisprudencës nuk ekziston dispozitë ligjore në të cilin thuhet se ky provim mund të mbahet vetëm në gjuhë maqedonase.
Ndërkaq, neni 2 i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve thotë se “institucionet e qeverisjes shtetërore duhet të mundësojnë përdorim të gjuhëve tjera zyrtare të cilat fliten nga më së paku 20% e qytetarëve”, që është gjuha shqipe.
Neni 2 dhe neni 5 i këtij ligji thotë se “institucionet janë të obliguara të mundësojnë përdorim të gjuhës shqipe në të gjitha procedurat para gjykatave dhe organeve tjera shtetërore”. Kjo do të thotë se në qoftë se ligji për provimin e jurisprudencës nuk e kufizon dhënien e këtij provimi vetëm në gjuhën maqedone, duhet të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.
Ligji për Zbatimin e Gjuhëve ka hyrë në fuqi në vitin 2019, nga atëherë janë ndërruar katër ministra të drejtësisë, edhe atë Bojan Mariçiq, Nikolla Tupançevski, Krenar Lloga dhe aktualisht është Igor Filkov. Në vitet paraprake edhe kur s’ka pasur ministër shqiptar, zëvendësi ka qenë i përkatësisë shqiptare.
- LEXO: Kuvendi për provimin e jurisprudencës: Gashi e ka pranuar peticionin e studentëve, ia ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë
- LEXO: Qeveria: Do ta shqyrtojmë peticionin e studentëve për provimin e jurisprudencës në shqip
- LEXO: Jurisprudenca vetëm në maqedonisht, Bashkim Selmani: Ministrat kanë qenë shqiptarë, dikush nuk i ka kryer obligimet
- LEXO: Ish ministri: Qeverisë ia lamë gati ligjin që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në shqip, por e hoqën nga agjenda
- LEXO: Mësojnë në shqip, testohen në maqedonisht, Mevlan Ademi: 385 studentë kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën amtare
- LEXO: Përmes peticionit, studentët në RMV kërkuan që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe
- LEXO: Studentët shqiptar nuk lejohen të përdorin gjuhën shqipe në provimin më të rëndësishëm për juristët