U mbajt seanca përgatitore për rastin “Krmzov”, të dyshuarit akuzohen për 21.9 milionë euro

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot u mbajt seancë përgatitore për rastin “Krmzov”, i ilii udhëhiqet kundër dhjetë personave fizik, mes të cilëve edhe biznesmeni Risto Krmzov, si dhe kundër 14 personave juridik të akuzuar për mashtrim tatimor, raporton MIA.

Sipas Prokurorisë, aktivitetet joligjore janë realizuar përmes marrëveshjeve fiktive, manipulimeve me TVSH dhe shitje të patundshmërive me çmime të larta joreale, me çka nga Drejtoria e të Ardhurave Publike është paguar një rimbursim i paligjshëm i TVSH-së në vlerë prej 1.348.996.831 denarë ose 21,9 milionë euro.

Rastin e udhëheq gjyqtari Ilija Trpkov, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja publike Verica Berzhetska Krsteva.

Në mënyra që mbrojtja e të pandehurve të mund të shqyrtojë provat dhe të përgatisin mbrojtje, gjykata caktoi seancën e parë dëgjimore për më 27 mars, kur duhet të fillojë me fjalët hyrëse. Prokurorja theksoi se mbi 500 grupe dokumentesh të sekuestruara nga të pandehurit janë në MPB, për të cilat është dhënë një propozim të njejtat t’u kthehen individëve nga të cilët janë marrë, ndërsa të paraqiten vetëm dokumente të skanuara.

Hetimi nga autoritetet kompetente për rastin “Krmzov” tregon se disa milionë euro nga Eurostandard Bank janë transferuar në llogari në Turqi. Hetimi ka të bëjë me disa kompani nga Strumica, të cilat ishin pjesë e skemës së biznesmenit nga Strumica, Risto Krmzov, për të keqpërdorur paratë. Kompanitë e lidhura me biznesmenin nga Strumica, siç u raportua në brifingun e sotëm, fituan mbi 30 milionë euro nga rimbursimet e TVSH-së përmes faturave fiktive.

Krmzovit në qershor të vitit 2025-të iu caktua tridhjetë ditë paraburgim për shkak të rrezikut të arratisjes, ndikimit ndaj dëshmitarëve dhe mundësisë së përsëritjes së krimit.

Kujtojmë që Prokuroria hapi lëndë kundër Krmzovit dhe bizneseve të tij pasi u kryen bastisje në disa vlokacione në të gjithë vendin me dyshimin për evazion fiskal, mashtrim tatimor dhe pastrim parash. Në shtator të vitit të kaluar, u krye operacion për të hetuar evazionin fiskal në kompanitë në Strumicë, Shkup dhe Gostivar.