Arriti në 36 numri i viktimave nga zjarret në Hawai

Ka arritur në 36 persona numri i të vdekurve nga zjarret që kanë përfshirë ishullin Maui të Hawait. Autoritetet thonë se është shumë herët për të ditur shkallën e dëmit, por të paktën 270 ndërtesa janë shkatërruar, transmeton Klankosova.tv.

Qyteti historik i Lahainas, një zonë e famshme turistike në Maui, ka pësuar dëme të mëdha

Zjarret filluan të martën dhe u përhapën shpejt, të nxitura nga erërat e forta të krijuara nga uragani Dora.

Mijëra turistë dhe banorë janë evakuuar në strehimore të improvizuara, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Presidenti i SHBA Joe Biden ka dërguar “ngushëllimet e tij më të thella për familjet që humbën të dashurit në zjarret”.