Zjarr në një shtëpi në fshatin Rogle të Komunës së Zhelinës, humbi jetën një i moshuar i palëvizshëm

Ka marrë flakë një shtëpi në fshatin Rogle të Komunës së Zhelinës, ne ç’rast ka humur jetën një i moshuar i palëvizshëm. Komandanti i Njësitit Territorial Kundër Zjarrit, Avni Ahmeti, për TV Koha tha se flakët se kanë qenë të shpejta, pasi shtëpia ka qenë e ndërtuar me drunj, transmeton Portalb.mk.

“Ka një person që nuk i ka mbijetuar kësaj tragjedie, për arsye se ka qënë edhe në moshë, por edhe flakët kanë qenë shumë të shpejta, pasi shtëpia ka qenë e gjitha e ndërtuar me drunj. Kështu që të jetë shembull ky që ne si zjarrfikës gjatë gjithë kohës kemi fol që Njësiti i Zjarrfikësve të Tetovës të disperzohet nl disa pika, kjo me qëllim që të jemi më afër qytetarëve. Largësia e bën të veten. Ky është apeli im për shtetin”, tha Avni Ameti, komandanti i Njësitit Territorial Kundër Zjarrit në Tetovë.

Kujtojmë se më 22 nëntor një tjetër zjarr zjarr shpërtheu në depon “Evrokom” ku kishte hekurishte, sanitari, pajisje mobiliesh, ngjyra, llak dhe të tjera në fshatin Falisht të Tetovës.

Shkaku i zjarrit sipas informatave ka qenë rryma elektrike, pasi depoja nuk ka pasur rrymë një ditë më parë dhe më pas të nesërmen kur rryma ka ardhur nuk ka qenë stabile dhe ka shkaktuar zjarrin. Në shuarjen e zjarrit përveç zjarrfikësve të Tetovës kanë marrë pjesë edhe zjarrfikëse nga Shkupi, Gostivari, Velesi, Kumanova dhe kompani private. Katër zjarrfikës të Tetovës për shkak të tymit morën ndihmë mjekësore në Spitalin e Tetovës.