Ministri lituanez: Lavrovit nuk duhet t’i lejohet fluturimi në Evropë, përveç nëse destinacioni i tij është Haga

Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, i cili së bashku me kolegët e tij nga Estonia, Letonia dhe Ukraina refuzuan të marrin pjesë në takimin ministror të OSBE-së në Shkup, përmes Twitterit tha se vendi i Lavrovit është në Hagë dhe jo në të njëjtën tryezë me përfaqësues të vendeve demokratike, transmeton Portalb.mk.

“Pse do të fluturoja për në OSBE në Shkup: Për të “diskutuar sigurinë evropiane” me një njeri që nuk duhet të lejohet të fluturojë në vendet demokratike, përveç nëse destinacioni i tij është Haga?”, ka shkruar ministri lituanez.

Lajmi se ministrat e të katër vendeve nuk do të vijnë në takimin ministror në Maqedoni tashmë e ka lënë në hije suksesin e takimit në vendin tonë, ndonëse padyshim që do të sigurojë “mbijetesën” e OSBE-së si organizatë pas njoftimeve të shkatërrimit të saj, fati dhe zhdukja e pasigurt dhe dramatizime të ngjashme.

Duke qenë se askush nga SHBA-ja apo BE-ja nuk shprehu dëshirën për takim me Lavrovin, madje ambasadori amerikan në OSBE, Mike Carpenter, deklaroi se rrugët e shefave të diplomacisë amerikane dhe ruse “as që do të kryqëzohen”, improvizime janë raportet se paqja në Ukrainë do të vendoset në Shkup dhe se përveç zgjedhjes së zyrtarëve në pozita kyçe – do të ketë përparim diplomatik për disa nga çështjet kryesore të sigurisë në të cilat është e përfshirë Rusia. Refuzimi i katër vendeve baltike dhe Ukrainës për të marrë pjesë në takim tregoi vetëm se ftesa e Lavrovit ishte e disponueshme dhe nuk do të ndryshojë asgjë në politikën e Evropës dhe të Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë.

“Ukrainasit po japin jetën e tyre për një të ardhme plotësisht evropiane, jo për të negociuar një kompromis me terroristët. Lituania do të jetë me Ukrainën deri në fitore dhe shumë kohë më pas. Lavdi Ukrainës! “, shkroi ministri i Lituanisë në Twitter, në mënyrë që të mos ketë konfuzion për vendosmërinë për të vënë drejtësi ndaj agresionit ushtarak të Rusisë.

Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqir i ngjarjes më të madhe politike-diplomatike që ka organizuar ndonjëherë që nga pavarësia e saj. Prej 30 nëntor deri më 1 dhjetor do të mbahet takimi i 30-të ministror i OSBE-së, gjegjësisht do të qëndrojnë për vizitë ministrat e Punëve të Jashtme të Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë (OSBE).

Në këtë ngjarje pritet që të marrin rreth 1.000 delegatë me 76 delegacione nga 57 anëtare dhe shtete partnere të organizatës.

Është njoftuar se do të vijnë dhe krerët e diplomacive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Federatës Ruse, Antony Blinken dhe Sergej Llavrov, edhe pse nuk ka paralajmërim për takim bilateral mes tyre, por mu kjo e bën ngjarjen ndër të rrallat ku të dy gjenden në të njëjtin vend prej fillimit të invazionit rus ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.