Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut janë evakuuar nga zjarret në Greqi, sqaroi Ministria e Punëve të Jashtme

Në zjarret në Greqi,  sipas informacioneve të deritanishme të marra nga institucionet kompetente të Greqisë, në mesin e viktimave nuk ka shtetas të Maqedonisë së Veriut, një shofer kamioni, rimorkioja e të cilit ka marrë flakë teksa kalonte në një zonë të përfshirë nga zjarret, në afërsi të Aleksandropulisit, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme, raporton MIA.

“Shoferi ka marrë djegie, të cilat janë trajtuar në spitalin lokal. Në afërsi gjendet edhe kamioni i dytë me targa të Maqedonisë së Veriut, i cili për shkak të defektit mekanik nuk është në gjendje për vozitje. Tre shtetasit tanë, të cilët ndodheshin në dy kamionët, janë evakuuar me kohë dhe janë nisur për në Maqedoninë e Veriut”, theksohet në kumtesën e MPJ-së sonë.

Ministria e Punëve të Jashtme, njëherësh, thekson se po ndjek me shqetësim dhe vëmendje gjendjen aktuale të jashtëzakonshme në Greqi, e ndodhur si pasojë e zjarreve të fundit në pyje, të cilat rezultuan me viktima në njerëz dhe humbje të tjera të mëdha.