Kërkohej nga Maqedonia e Veriut, 34 vjeçari u arrestua në Greqi
Në Selanik mbrëmë u arrestua një burrë 43 vjeçar, i cili kërkohej me urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpoli i lëshuar nga vendi ynë për veprën penale të kryer vjedhje e rëndë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas policisë greke, policët e Departamentit për shtypjen dhe zbardhjen e veprave penale, dje në orët e mbrëmjes, në qendrën e Selanikut arrestuan “një shtetas të huaj 43 vjeçar, për të cilin u shpall urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpoli – Maqedonia e Veriut, për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë, sipas dispozitave të Kodit Penal të vendit të theksuar”.
Në kuadër të kontrolleve dhe patrullave të përditshme të policisë në Selanik, me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të krimit, si dhe për zbardhjen e veprave të ndryshme penale, u arrestuan disa persona, mes të cilëve edhe 43 vjeçari, i cili kërkohej nga autoritetet e Maqedonisë.
I arrestuari, pritet të dalë para autoriteteve kompetente për të filluar procedurat për ekstradimin e tij.