Ballkani shumë afër kualifikimit në UEFA Conference League

Ekipi nga Kosova, Ballkani i Suharekës ka arritur të fiton kundër ekipit të BATE Borisovit me rezultat 4-1, transmeton Portalb.mk.

Ata fillimisht ishin duke humbur nga minuta e 10-të, ndërsa në minutën e 31-të rezultati u barazua përmes Jashanicës. Në pjesën e dytë të takimit, Tolaj shënoi dy gola brenda nëntë minutave, ndërsa në fund Thaqi shënoi për rezultatin përfundimtar, 4-1.

Ndeshja e kthimit do të realizohet më 31 gusht, kur do të luan edhe Struga si mysafir i Breidablikit dhe Partizani kundër Astanës. Partizani i Tiranës dhe Struga në ndeshjet e para kanë humbur me një gol dallim.