Shkup, zjarr në një shtëpie të braktisur afër “East Gate”

Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në një shtëpi të braktisur prapa një hoteli në afërsi të qendrës tregtare East Gate në Shkup. Informatat për “360 gradë” e ka konfirmuar Zvonko Tomeski, komandanti i zjarrfikësve të Shkupit.

Në terren ndodhen dy zjarrfikëse dhe gjashtë zjarrfikës të cilët ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit.

Një pjesë e mediave raportuan se zjarri ka ndodhur në hotelin Vip afër qendrës tregtare East Gate, por komandanti i Zjarrfikësve të Shkupit thotë se nuk është djegur hoteli, por shtëpi e braktisur pas tij.

“Zjarri është në një shtëpi të braktisur pas hotelit. Zjarrfikësit ende janë duke intervenuar”, tha Tomeski në një bisedë për “360 Gradë”.

Për momentin nuk ka të dhëna për persona të lënduar, ndërsa sipas të gjitha gjasave janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Denoncimi për zjarrin është pranuar në njësinë zjarrfikëse të Shkupit mëngjesin e sotëm rreth orës 8:00.