Qytetarët që janë fotografuar për pasaporta në “Prolet” dhe “RTVM” do të marrin SMS kur të jenë gati

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se për të lehtësuar procesin e marrjes së pasaportave të gatshme, nga e hëna, qytetarët që janë fotografuar për pasaportë në objektin e RTVM-së ose në SP Prolet do të marrin SMS mesazh kur pasaporta e tyre të jetë gati, që të shkojnë ta marrin, transmeton Portalb.mk.

Gjithashtu, qytetarët do të mund të kontrollojnë nëse pasaporta e tyre është përgatitur në ueb-faqen mvr.gov.mk.

“I lusim qytetarët nëse nuk kanë marrë SMS mesazh apo nëse në uebfaqen e MPB-së nuk ka konfirmim se u është lëshuar pasaporta, të mos vijnë në objektin e RTVM-së sepse kjo do të thotë se dokumenti i tyre nuk është gati”, njoftoi MPB.

E gjithë kjo vlen për qytetarët që janë fotografuar në objektin e RTVM-së apo në PS Prolet. Qytetarët që kanë bërë fotografi në pikat e tjera në Shkup apo në qytete të tjera, do t’i marrin pasaportat e përfunduara në të njëjtën mënyrë si edhe deri tani.

Kujtojmë se Qeveria në seancën e fundit vendim që fletët e udhëtimit, të cilat përndryshe kushtojnë 30 euro, do të jenë falas për të gjithë shtetasit e Maqedonisë që ndodhen jashtë vendit dhe nuk kanë arritur të ndërrojnë pasaportën për t’u kthyer.

Ndryshe, të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut kishin afat për ndryshimin e dokumenteve personale deri më 13 shkurt të këtij viti. Pas kësaj date, tani qytetarët me pasaporta të vjetra nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit. Ndryshimi i dokumenteve buron nga Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë më 17 qershor 2018, e cila u dha fund mospajtimeve të kamotshme mes dy shteteve.