Sërish një shqiptar për golin e javës (VIDEO)

Kristjan Asllani realizoi një gol të jashtëzakonshëm në fitoren 3-1 të Shqipërisë me Ishujt Faroe duke merituar jo vetëm duartrokitjet në stadium, por edhe përfshirjen në golat më të mirë të javës së katërt në kualifikueset e Europianit, raporton Klan.

Goditja tepër e saktë mesfushorit shqiptar preku traun e portës përpara se të ndalej në rrjetë, duke rikthyer Kombëtaren në avantazh.

UEFA, përveç golit të Asllanit në këtë garë ka veçuar edhe atë të anglezit Saka, turkut Guler e hungarezit Sallai.Fituesi do të vendoset në bazë të votave të tifozëve në faqen e UEFA-s.

Javën e kaluar goli më i mirë u shpall ai i shqiptarit, Jasir Asani ndaj Moldavisë dhe duke parë mënyrën se si u realizua, favorit duket edhe ky i Kristjan Asllanit.