Sot filluan ndeshjet e javës XIII-të në Ligën e Parë, nesër do të luhet superndeshja
Java XIII-të në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut filloi sot me ndeshjen ndërmjet Tikveshit dhe Skopje, transmeton Portalb.mk.
Në këtë ndeshje, vendasit shënuan vetëm një gol, i mjaftueshëm për të marrë 3 pikë maksimale. Nesër do të luhet ndeshja ndërmjet Strugës dhe Shkëndijës së Tetovës, duke filluar prej orës 12:00.
Këto dy ekipe janë në garën për vendin e parë, ashtu që Shkëndija ka vetëm një pikë më shumë se Struga. Të shtunën do të zhvillohet edhe ndeshja ndërmjet Sileksit dhe Vardarit.
Dy ndeshjet e fundit do të zhvillohen të dielën, ku Bashkimi do të pret Bregallnicën në ora 12:00, ndërsa në ora 13:00 do të fillojë ndeshja ndërmjet Arsimit dhe Shkëndijës së Haraçinës.
Ndryshe, në fund të muajit tetor, shtatë ekipe kishin siguruar kualifikim në çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut, mes tyre edhe Tikveshi e cila e kishte fituar Vardarin me rezultat 3:1. Më 25 nëntor do të luhet ndeshja e fundit e 1/8 së finales ndërmjet AP Brerës dhe Arsimit.
Pas shumë vitesh, ekipet shqiptare nuk arritën të marrin asnjë trofe brenda një sezoni futbolli, pasi kampion i Ligës së Parë në sezonin 2025/2026 u shpall Vardari, ndërsa Sileksi e fitoi Kupën e Maqedonisë së Veriut.