Pokurori i shtetit i RMV-së: Dëshmitë për vrasjen e Vanjës janë siguruar, presim ekstradimin e Pallços

Prokurori i shtetit Lupço Kocevski  tha se në karrierën e tij si prokuror ka hetuar shumë krime, por si vrasjen e Vanja Gjorçevskës nuk ka parë. Ai shfaqi shpresë se i dyshuari për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, Lupço Pallevski Pallço do të ekstradohet shpejtë nga Turqia, njofton Portalb.mk.

“Në përvojën time shumëvjeçare, mund të them se kam pasur 50-60 raste të këtilla, për fat të keq, megjithatë këtu bëhet fjalë për vrasje të tmerrshme specifike. Me hetimin janë përfshirë pesë persona të cilët janë të dyshuar. Janë siguruar dëshmitë, kishte edhe autopsi, e gjithë kjo shkon në dobi të gjendjes faktike që Prokuroria e konfirmon, presim ekstradimin lidhur me personin që e përmendët, Pallço, dhe unë mendoj se shpejtë do të ekstradohet nga Republika e Turqisë. Puna jonë ka përfunduar, mbetet vetëm ekstradimi”, tha Kocevski në emisionin e sotëm “Top Tema” në Televizionin Telma.

Palevski është i dyshuari kryesor për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska, trupi i së cilës u gjet më 3 dhjetor.

Kujtojmë se Vanja Gjorçevska u shpall e humbur më 27 nëntor nga nëna e saj, dhe rasti bëri bujë të madhe në Maqedoninë e Veriut, duke nxitur dezinformata dhe një sërë spekulimesh. Më 3 dhjetor u gjet trupi i saj i pajetë, gjithashtu, i pajetë u gjet edhe trupi i 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski. Dy të vrarët nuk kishin ndonjë lidhje me njëri-tjetrin, por për rrëmbimin e Vanjës u përdor vetura e Zhezhovskit.  Në po të njëjtën ditë kur u gjetën dy trupat, u caktua paraburgim për tre të dyshuaritVllatko Keshishov, Velibor Manevski dhe Bore Videvski. I dyshuar për përfshirje është dhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, për të cilin po ashtu u caktua paraburgim. Megjithatë i dyshuari kryesor për organizim dhe kryerësi të vrasjes, është Ljupço Palevski, i cili fillimisht u arratis, por me 5 dhjetor u arrestua në Turqi dhe iu caktua paraburgim ekstraduesProcedura e ekstradimit të Palevskit mund të zgjasë me muaj për shkak se Turqia mund të kërkojë dokumentacion shtesë. Në ndërkohë, pritet që Prokuroria të dalë me të dhëna shtesë për rastet, motivi i së cilave ende mbetet “përfitim financiar”.