Maqedonia e Veriut mori njoftim nga Turqia se është lejuar ekstradimi i Ljupço Palevskit

Ministria e Drejtësisë sot ka njoftim zyrtar nga autoritetet turke se është miratuar ekstradimi i Ljupço Palevski – Palço, transmeton Portalb.mk.

Palevski ndodhet në paraburgim ekstradimi në Turqi. Ai dyshohet për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski.

Ai është i dyshuari kryesor në hetimin për rrëmbimin dhe vrasjen brutale të miturës Vanja dhe Pançe Zhezovskit.

Ndërkohë, edhe Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut është informuar se Ministria e Drejtësisë ka marrë informacion zyrtar nga Republika e Turqisë se është pranuar ekstradimi i personit të dyshuar për dy krime rrëmbimi dhe dy vrasje në mënyrë brutale.

“Procedura e ekstradimit do të kryhet nëpërmjet Ministrisë së Brendshme. Sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, të dyshuarit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit e cila duhet të fillojë të zbatohet menjëherë pas mbërritjes së tij”, thonë Prokuroria.

Kujtojmë se Vanja Gjorçevska u shpall e humbur më 27 nëntor nga nëna e saj, dhe rasti bëri bujë të madhe në Maqedoninë e Veriut, duke nxitur dezinformata dhe një sërë spekulimesh. Më 3 dhjetor u gjet trupi i saj i pajetë, gjithashtu, i pajetë u gjet edhe trupi i 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski. Dy të vrarët nuk kishin ndonjë lidhje me njëri-tjetrin, por për rrëmbimin e Vanjës u përdor vetura e Zhezhovskit.  Në po të njëjtën ditë kur u gjetën dy trupat, u caktua paraburgim për tre të dyshuaritVllatko Keshishov, Velibor Manevski dhe Bore Videvski. I dyshuar për përfshirje është dhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, për të cilin po ashtu u caktua paraburgim. Megjithatë i dyshuari kryesor për organizim dhe kryerësi të vrasjes, është Ljupço Palevski, i cili fillimisht u arratis, por me 5 dhjetor u arrestua në Turqi dhe iu caktua paraburgim ekstraduesProcedura e ekstradimit të Palevskit mund të zgjasë me muaj për shkak se Turqia mund të kërkojë dokumentacion shtesë. Në ndërkohë, pritet që Prokuroria të dalë me të dhëna shtesë për rastet, motivi i së cilave ende mbetet “përfitim financiar”.