RMV, Gjykata e Apelit e refuzoi kërkesën që i ati i Vanjës të lirohet na paraburgimi

Aleksandar Gjorçevski, babai i 14-vjeçares Vanja e cila u rrëmbye dhe u vra në dhjetor të vitit të kaluar- mbetet në paraburgim. Vendimi është sjellë nga Gjykata e Apelit Shkup pasi atje dje është mbajtur seancë publike në të cilën është diskutuar për kërkesën e mbrojtjes së Gjorçevskit për pezullim të paraburgimit të tij, njofton Portalb.mk.

Kërkesa për pezullim të paraburgimit Apeli e refuzoi si të pabazë dhe në mënyrë plotësuese e konfirmoi vendimin e Gjykatës Penale që t’i vazhdohet masa e paraburgimit për edhe 30 ditë.

“Gjykata e Apelit, duke vepruar për lëndën KSZH-170/24, pas Seancës së mbajtur publike, më 22.2.2024, solli vendim me të cilin ankesa e të dyshuarit A.Gj. nga Shkupi, e deklaruar përmes mbrojtësit së tij, e refuzoi si të pabazë dhe e konfirmoi vendimin e Gjykatës Themelore Penale me të cilin masa e paraburgimit shtë vazhduar edhe për 30 ditë”, informuan sonte nga Gjykata e Apelit.

Kujtojmë se Vanja Gjorçevska u shpall e humbur më 27 nëntor nga nëna e saj, dhe rasti bëri bujë të madhe në Maqedoninë e Veriut, duke nxitur dezinformata dhe një sërë spekulimesh. Më 3 dhjetor u gjet trupi i saj i pajetë, gjithashtu, i pajetë u gjet edhe trupi i 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski. Dy të vrarët nuk kishin ndonjë lidhje me njëri-tjetrin, por për rrëmbimin e Vanjës u përdor vetura e Zhezhovskit.  Në po të njëjtën ditë kur u gjetën dy trupat, u caktua paraburgim për tre të dyshuaritVllatko Keshishov, Velibor Manevski dhe Bore Videvski. I dyshuar për përfshirje është dhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, për të cilin po ashtu u caktua paraburgim. Megjithatë i dyshuari kryesor për organizim dhe kryerësi të vrasjes, është Ljupço Palevski, i cili fillimisht u arratis, por me 5 dhjetor u arrestua në Turqi dhe iu caktua paraburgim ekstraduesProcedura e ekstradimit të Palevskit mund të zgjasë me muaj për shkak se Turqia mund të kërkojë dokumentacion shtesë. Në ndërkohë, pritet që Prokuroria të dalë me të dhëna shtesë për rastet, motivi i së cilave ende mbetet “përfitim financiar”.