Palevski do të ekstradohet në Maqedoni pasi të përfundojnë procedurat administrative

Në takimin me Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Turqisë, Jilmaz Tunç, është biseduar edhe për procedurën e ekstradimit të Lupço Palevskit. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, nga kolegu i tij turk është njoftuar se, procesi gjyqësor për Palevskin ka përfunduar dhe pritet të përfundojnë edhe procedurat administrative, transmeton Portalb.mk.

Pas përfundimit të pjesës administrative, Palevski pritet të ekstradohet në vendin tonë, njoftuan nga Ministria e Drejtësisë.

“Ministri Lloga e falënderoi ministrin Tunç për reagimin e shpejtë të tyre dhe arrestimin e Palevskit dhe theksoi se, kjo është shenjë e mirë për shoqërinë,  të dënohen ata që kanë kryer krim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Palevski është i dyshuari kryesor për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska, trupi i së cilës u gjet më 3 dhjetor.

Kujtojmë se Vanja Gjorçevska u shpall e humbur më 27 nëntor nga nëna e saj, dhe rasti bëri bujë të madhe në Maqedoninë e Veriut, duke nxitur dezinformata dhe një sërë spekulimesh. Më 3 dhjetor u gjet trupi i saj i pajetë, gjithashtu, i pajetë u gjet edhe trupi i 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski. Dy të vrarët nuk kishin ndonjë lidhje me njëri-tjetrin, por për rrëmbimin e Vanjës u përdor vetura e Zhezhovskit.  Në po të njëjtën ditë kur u gjetën dy trupat, u caktua paraburgim për tre të dyshuaritVllatko Keshishov, Velibor Manevski dhe Bore Videvski. I dyshuar për përfshirje është dhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, për të cilin po ashtu u caktua paraburgim. Megjithatë i dyshuari kryesor për organizim dhe kryerësi të vrasjes, është Ljupço Palevski, i cili fillimisht u arratis, por me 5 dhjetor u arrestua në Turqi dhe iu caktua paraburgim ekstraduesProcedura e ekstradimit të Palevskit mund të zgjasë me muaj për shkak se Turqia mund të kërkojë dokumentacion shtesë. Në ndërkohë, pritet që Prokuroria të dalë me të dhëna shtesë për rastet, motivi i së cilave ende mbetet “përfitim financiar”.