Për tre muaj do të ketë strehimore për qentë endacakë në Tetovë, paralajmëroi Kasami
Tetova jo më gjatë se për tre muaj pritet të ketë strehimore për trajtimin e qenve endacakë, kështu ka bërë të ditur kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami kur u pyet për këtë problem kronik i cili me vite nuk po zgjidhet në Tetovë pasi qentë gjenden gjithandej në qytet, ndërsa i lartë është edhe numri i sulmeve edhe kafshimeve ndaj qytetarëve, shkruan Portab.mk.
Qentë endacakë sipas Kasamit janë problem nacional jo vetëm në Komunën e Tetovës, por siç tha ai mundohen që për këtë problem nacional të gjejnë zgjidhje lokale në Komunën të Tetovës dhe që e vështirë.
Ai theksoi se punojnë në projekt të ndërtimit të një strehimoreje për qentë, kjo pritet të jetë një hap më afër të zgjidhjes përfundimtare të këtij problemi.
“Punojmë për zgjidhje afatgjate që nënkupton se në momentin e themelimit të strehimores ne do të kemi mundësi permanente për ballafaqim me këtë problematikë”, tha Kasami.
I pyetur se kur pritet të bëhet strehimorja tha se është çështje procedurash, dhe se strehimorja pritet të jetë gati për një periudhë jo më të gjatë se tre muaj.
“Tashmë nuk ka të bëjë vetëm me procedurat që kanë të bëjnë me Komunën e Tetovës, ka të bëjë edhe me Inspektoratin Shtetëror dhe me Agjencinë e Veterinarisë me të cilat jemi në komunikim të rregullt për kushtet dhe rregullativat për strehimoren, në periudhën më të shkurtër të mundshme do jemi në gjendje ta themelojmë”, tha Kasami.
Ai mes të tjerash deklaroi se qen sillen nga territore dhe komuna tjera, për këtë kërkoi nga Policia të ndërmarrin masa në këtë drejtim, si dhe qytetarët kur të shohin raste të tilla t’i fotografojnë dhe t’i paraqesin.
Nga fillimi i këtij viti e deri me 19 maj, në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë janë regjistruar 45 raste të paraqitura për kafshime nga qentë endacakë. Shifrat janë të larta edhe për vitet paraprake. Për shembull, në vitin 2021 gjithsej ishin 66 raste të paraqitura ndërsa në vitin 2022 gjithsej 59 raste.
Komuna e Tetovës kishte kontratë me shoqatën “Amos Pet” për trajtimin e qenve endacakë. Por, ky projekt ka mbaruar dhe deri më tani përmes tij janë trajtuar 82 qen dhe të njëjtët janë larguar nga qyteti. Megjithatë, numri i qenve sipas shoqatës “Amos Pet” e cila merrej me trajtimin e tyre deri pak kohë më parë është afër 500. Kasami theksoi se kontrata me Amos ka dhënë efekt të mirë, por se nuk është zgjidhur ende problemi.
Për momentin në Tetovë askush nuk merret me trajtimin e qenve endacakë. Këtë e kanë konfirmuar edhe autoritetet komunale. Zgjidhja shihet te strehimorja, ndërkaq qytetarët kërkojnë që kjo zgjidhet sa më shpejt.
- LEXO: Qytetarët e Tetovës ndjehen të rrezikuar nga qentë endacakë, kërkojnë zgjidhje të problemit (Video)
- LEXO: Lëvizjes Besa “i ka ikur” qeni të cilin e lidhi te komuna para katër viteve (VIDEO)
- LEXO: Tetovë, përderisa qytetarët janë në rrezik, askush nuk merret me trajtimin e qenve endacakë
- LEXO: Komuna e Tetovës do të dëmshpërblejë qytetarët prej 500 deri 1600 euro nga sulmet e qenve endacakë
- LEXO: Kasami: Do e zgjidhja problemin e qenve endacakë nëse do varej prej meje, por nevojitet strategji nacionale
- LEXO: Nuk dihet kur do të ndërtohet strehimorja për qentë endacakë në Pollog
- LEXO: Pollog, dështoi projekti rajonal për ndërtimin e strehimores për qentë endacak, Bërvenica refuzoi ta japë lokacionin e premtuar
- LEXO: Tetovë, qentë endacak vazhdimisht sulmojnë banorët, Komuna premton zgjidhje
- LEXO: Qentë endacak sulmuan fëmijën katër vjeçar në Tetovë