Qentë endacakë për RMV-në, kafshatë që s’kapërdihet

Problemi me qentë endacakë me vite mbetet i pazgjidhur. Përpjekjet për zgjidhje ligjore nuk kanë qenë të suksesshme dhe këtë e tregon fakti që qytetarët e çdo komune ankohen e kanë frikë se mos qentë endacak i sulmojnë, shkruan Alsat.

Grupi ndërparlamentar për mbrojtjen e natyrës dhe luftën kundër ndotjes sot diskutoi nëse është e nevojshme që të miratohet një ligj i ri, apo të ndryshohet dhe plotësohet ai aktual. U tha se në ligj duhet të përfshihen në detaje rregullat që duhet të plotësojnë ata që duan të kenë kafshë shtëpiake, e në mesin e atyre rregullave të jetë edhe sterilizimi i kafshës.

“Arsyeja kryesore përse kemi aq shumë qen të pastrehë është praktikisht papërgjegjshmëria e atyre që kanë kafshë shtëpiake. Ndodh që disa qytetarë marrin kafshë shtëpiake, pas një kohë nuk janë më të interesuar që të kujdesen për atë dhe e lënë në rrugë. Ose nëse kafsha e tyre shtëpiake lind këlyshë, ato i hedhin në rrugë. Dhe kështu vazhdimisht kemi numër të rritur të qenve të pastrehë”, deklaroi Maja Moraçanin, deputete e PRD-së.

“Në pjesën e gjobave të ulëta, rreth 15 euro përmendën aktivistët se është gjoba për braktisjen e qenve dhe kjo është gjobë shumë e ulët. Disa nga pronarët që I braktisin gënjejnë se kafsha u ka ikur. Prandaj është i rëndësishëm edukimi dhe programet edukuese. Belgjika, për shembull, ka lehtësim në tatime për sa kohë që ju e trajtoni siç duhet kafshën tuaj shtëpiake. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari nuk vepron nëse sheh qen me çip, të braktisur, nuk veprojnë në luftën me qentë endacak”, tha Monika Zajkova, deputete e LDP-së.

Problemi me qentë endacak trashëgohet nga njëri kryetar komune tek tjetri. Ndërmarrja “ Llajka” nuk ka kapacitet për trajtimin e të gjithë qenve të kryeqytetit, duke nënkuptuar se komunat e tjera janë në listë pritje. Disa prej këtyre komunave kontratën me “ Llajkan” as nuk e kanë vazhduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button