Qentë endacak sulmuan fëmijën katër vjeçar në Tetovë

Dje në ora 13:40, personi S.M. (57) nga Reçica e Vogël e Tetovës në SPB Tetovë raportoi se nipi i tij i mitur ishte kafshuar nga qentë endacak, transmeton Portalb.mk.

Qentë endacak sulmuan dhe bënë për spital katërvjeçarin nga Reçica e Vogël i cili ishte duke lozur jashtë me shokët.

Nëna e tij në një prononcim për TV 21 tregoi se si ka ndodhur i gjithë rasti.

“Ishte ora 10 e gjysmë, unë dola ti shikoj fëmijët kur e pashë te dera djalin e madh edhe njërin prej bineqve, kur thanë këto se ka shumë qen. Thashë po Diani ku është, thanë po Diani ka mbetur te qentë. Kur dola unë aty kishte shumë qen, nuk e di sa a 20 apo 30. Aty ishte një burrë dhe një grua nga komshinjtë, ata dolën me shkop, vetëm pashë se një rrugë mu lirua dhe vetëm e kapa fëmijën nga qentë dhe e morra e solla në shtëpi. Kur e pashë, kokën e kishte të çame në tre vende edeh krejt trupin e kishte të plagosur, të gërvishtur, të kafshuar.” tha për TV 21 nëna e djalit të sulmuar nga qentë.

Ajo shtoi se e dërguan në spital, ku atje në fillim nuk u morën seriozisht deri sa u bindën ta shohin se çfarë ka fëmija.

“Pastaj e dërguan te një dhomë tjetër, aty filluan edhe ta qepin. Ka shumë plagë, pjesën te vetulla, faqen, edhe tre plagë të mëdha në kokë. Nuk e di sepse as unë nuk kam qenë në vetëdije.” shtoi ajo.

Nëna e fëmijës tha se në Tetovë fëmijës i dhanë një vaksinë dhe një infuzion, por duheshe edhe një vaksinë tjetër te merrte.

“Vaksinën tjetër (kundër tërbimit) nuk e kishin këtu. U duheshe patjetër ne ta dërgojmë në Shkup, neve këtu na dhanë një letër, një udhëzim, kur shkuam në Shkup atje thanë se nuk mundemi ne të bëjmë asgjë.” shtoi ajo.

Nga qendra infektive në Tetovë kanë vërtetuar se tani për tani nuk kanë vaksinë kundër tërbimit.

Ndryshe, një ndër komunat që ka ndarë më shumë mjete financiare këtë vit për zgjidhjen e problemit me qentë endacak është Komuna e Tetovës. Sipas veterinerit Rami Selmani, me këto mjete financiare që janë 3.5 milion denarë, do të mund të trajtohen deri në 300 qen. Megjithatë, kryetarja Arifi vazhdon të mendojë se për zgjidhjen e plotë të këtij problemi, nevojitet qasje shtetërore dhe jo lokale. Nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) mohojnë të ketë pasur denoncime për “kontrabandim të qenve”, edhe pse kjo e fundit u pohua nga kryetarja Arifi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button