Policia po heton nëse dikush ka hyrë në zyrat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

Policia ka kontrolluar kamerat në Këshillin Gjyqësor, pas denoncimit të një anëtari që dyshonte se dikush po hynte në zyrën e tij dhe po rrëmonte gjërat e tij, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i këshillit, Sashko Georgiev, sot para gazetarëve ka konfirmuar se ka pasur bastisje.

“Nuk shoh problem në gjithë situatën. Nuk fshihemi nga kjo situatë. Në momentin që kemi dyshime të tilla, është me vend të hetojmë”, tha Georgiev pa thënë nëse është gjetur ndonjë gjë.

Lidhur me ankesën për korrupsion kundër një gjyqtari suprem dhe një anëtari të këshillit, Georgiev tha se është vepruar dhe hetimi tani është në duart e Prokurorisë. Arkivimi i procedurës dhe pastaj përcjellja e saj në prokurori është procedurë e rregullt, tha Georgiev.

Kujtojmë se Këshilli Gjyqësor më 4 maj, në seancën pas orarit të punës, të cilin e njoftoi në ueb-faqen e tij pak para fillimit, me tetë vota për kryetar të ri zgjodhi Sashko Georgiev.

Megjithatë, para kësaj, këshilli mbajti dy seanca të fshehta. Në të parën votoi tërheqjen e vendimit fillestar për shkarkimin e Damevës. Më pas, i dyti me nëntë vota ka votuar mosbesimin dhe e ka shkarkuar. Vendimet për mbajtjen e seancave të mbyllura nga Këshilli Gjyqësor u arsyetuan me një dispozitë të ligjit që parashikon se publiku mund të përjashtohet për të mbrojtur reputacionin dhe integritetin e gjyqtarit ose kandidatit për gjyqtar.

Lidhur me shkarkimin e Damevës pati ragime të ashpra në opinion, duke e konsideruar si të paligjshëm shkarkimin.