Për rritjen e rrogave, Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të liron punëdhënësit nga pagesa e disa kontributeve

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka miratuar propozimin e tekstit për lirim nga pagesa të një pjese të kontributeve nga sigurimet e detyrueshme sociale për shkak rritjes së rrogës, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjellën Propozim të ligjit për lirim nga pagesa e pjesës nga kontributet e sigurimit të detyrueshme sociale për shkak rritjes së rrogës”, njoftoi Qeveria.

Propozues i këtij ndryshimi është Ministria për Punë dhe Politikë Sociale. Përmes këtyre ndryshimeve planifikohet të motivohet rritja e pagave te të punësuarit përmes uljes së shpenzimeve, konkretisht përmes lirimit të pagesës së kontributeve te sigurimi i detyrueshëm social.

Qeveria vlerësoi që përmes këtyre ndryshimeve do të luftohet ekonomia e zezë, shmangia e tatimit, do të rritet standardi i punëtorëve dhe do të nxitet zhvillimi ekonomik në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 14 nëntor ka miratuar propozim-buxhetin për vitin 2024, ashtu që kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i financave, Fatmir Besimi, kanë paralajmëruar se janë siguruar mjete për rritje të pensioneve dhe rrogave.

“Janë siguruar pensionet dhe rrogat më të mëdha, si dhe 733 milionë euro për investime kapitale”, sqaruan nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Ministri Fatmir Besimi sqaroi që vetëm për rritjen e pagave janë siguruar 160 milionë euro dhe 170 milionë euro për rritjen e pensioneve. Besimi, ka sqaruar që në buxhetin për vitin 2024 është planifikuar rritje të mjeteve për 10 përqind për rritjen e rrogave në sektorin publik. Për investime kapitale pritet të ketë 45.1 miliar denarë për investime në projektet tashmë t¡ filluara në infrastrukturën e arsimit, shëndetësisë, gjyqësorit dhe fusha tjera.

Buxheti i Maqedonisë së Veriut, i propozuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duhet të miratohet edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Më 7 dhjetor filloi debati në Komisionin e Kuvendit.