RMV, Qeveria miratoi ndryshimet për të harmonizuar ligjet për të drejtat e fëmijëve në përputhje me ligjet evropiane

Në seancën e 207-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u miratua teksti i Ligjit për drejtësi të fëmijëve në mënyrë që të jetë i harmonizuar me rregullativën evropiane, transmeton Portalb.mk.

“Me ligjin, si është propozuar, do të bëhet përputhja me direktivat e Parlamentit Evropian për masat procedurat mbrojtëse për fëmijët e dyshuar ose akuzuar në procedura penale dhe me direktivat evropiane për sigurimin e standardit minimal për drejtësi, mbështetje dhe mbrojtje të viktimave të krimit”, deklarojnë nga Qeveria.

Qeveria vlerësoi që përmes këtij ligji pritet realizimi më i mirë i mundshëm i interesit të fëmijëve, duke përmirësuar kornizën ligjore për të drejtat e fëmijëve, përmirësimin e përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimi të fëmijëve në vend.

Propozimi i Ligjit për të drejtat e fëmijëve është propozim i Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.