Nëntë muaj po vonohen glukometrat dhe shiritat e premtuar, diabetikët me kërkesë drejtuar Avokatit të Popullit

Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve të Maqedonisë së Veriut i dorëzoi Avokatit të Popullit peticion dhe kërkesë për veprim urgjent. Sindikata që bashkon personat e diagnostikuar me diabet tip 1 dhe tip 2 bën thirrje se akoma nuk ka glukometra dhe shirita, të cilat ishin opremtuar, që janë për kontrollin e vlerave të glicemisë në gjak, si dhe sistemet për matjen e vazhdueshme të glicemisë për fëmijët dhe të rinjtë deri në 18 vjeç, transmeton Portalb.mk.

Obligimi për prokurim të rregullt të glukometrave dhe shiritave, thotë Sindikata, është ekskluzivisht përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë me mjete nga Buxheti i RMV-së, përmes procedurave tenderuese për prokurim në dy programe vjetore.

“Për sa i përket situatës në të cilën ndodhen qytetarët – pacientë të diagnostikuar me diabet në RMV në numër 116,000 prej të cilëve 4,000 pacientë të tipit 1 (600 fëmijë deri në 18 vjeç) dhe 40,000 pacientë të tipit 2, të gjithë 44,000 të varur nga insulina dhe tjerët në terapi tabletash, Sindikata në emër të të gjithëve ju drejtohet dhe kërkon mbrojtje në procedurat për ushtrimin e të drejtave të pacientëve”, thuhet në Kërkesën drejtuar Avokatit të Popullit.

Sindikata thekson se tenderi i mëparshëm ka qenë i vlefshëm deri më 31 dhjetor 2022, i radhës është dashur të shpallet dy muaj më parë, por nuk ka ndodhur, derisa nuk dihen arsyet, siç thonë ata.

“Periudha në të cilën pacientët mbeten pa glukometra dhe shirita të nevojshëm për jetën normale ka qenë e gjatë prej 9 muajsh”, thanë ata.

Sindikata apelon që të realizohet premtimi që ka një rëndësi të madhe për personat me diabet, veçanërisht fëmijët dhe të rinjtë deri në 18 vjeç me diabet tip 1.

Nga aty bëjnë të ditur se më 29 gusht të këtij viti kanë dorëzuar peticion në Ministrinë e Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë, siç thonë ata, nuk është përgjigjur në afatin e paraparë ligjor prej 15 ditësh.

Sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, vitin e kaluar në vend janë diagnostikuar me diabet 7460 pacientë, ndërsa rreth 136 mijë persona po trajtohen me diabet. Nga Ministria thonë se kjo shifër është më e lartë dhe me reformat në shëndetësinë primare duan të rrisin kontrollin e rasteve të padiagnostikuara.

“Analizat tona treguan se në vend janë 133 mijë pacientë me diabet, por supozimet janë se 230 mijë pacientë kanë sheqer të lartë. Që do të thotë se nuk ndiqen. Pra, me reformat, nëse një pacient rreth të 40-tave vjen tek mjeku i familjes për dhimbje fyti dhe duket i lodhur, mjeku i familjes do të mund ta dërgojë në laborator dhe të ekzaminojë nëse vuan nga diabeti”, thotë Dr. Zllate Mehmedoviq, koordinator i reformave të kujdesit parësor.

Kujtomë që në vend kishte mungesë të terapive të cilat marrin personat e sëmurë me diabet. Më 10gusht ata shpërehen revoltën e tyre kundrejt Ministrisë së Shëndetësisë për injorimin që u bëhet për disa muaj.