TROÇ për Tetovën me Elmedina Abdulahin: Ajri, uji, dhe ndërtimet, a po e humbim qytetin?

Tetova vazhdon të përballet me probleme që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve: ndotjen e ajrit, ndërprerjen e ujit, probleme urbanistike, mungesë e hapsirave të gjelbra si dhe projekte që ngrenë pikëpyetje për transparencën dhe qëndrueshmërinë e tyre.

Në këtë episod të TROÇ, aktivistja Elmedina Abdulahi nga “Më Mirë për Tetovën” flet për sfidat me të cilat përballet qyteti dhe aktivizmin qytetar ndër vite.

Ajo ndalet te të dhënat për ndotjen e ajrit, duke theksuar se krahasuar me dhjetë vite më parë ndotja është ulur ndjeshëm, por se grimcat PM2.5 vazhdojnë të përbëjnë shqetësim serioz. Ndërsa për problemet me ujin dhe shërbimet bazë, ngre shqetësimin se qytetarët ende detyrohen të kërkojnë zgjidhje për nevoja elementare.

Diskutuam edhe për studimin e fizibilitetit për partneritetin publiko-privat për ndërtimin e një objekti të ri për komunën, i cili po shoqërohet me shumë kritika në opinion.

Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.