Problemet e pacientëve të prekur nga diabeti në RMV, Ministria kërkoi nga Shoqata mos të paditë pasi po bëhet gjithçka

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë vlerësuar që është faji i ministrit të kaluar për vonesën në lidhje me furnizimin e gjilpërave për insulina, shiritave për testim dhe aparateve për matjen e sheqerit, transmeton Portalb.mk.

“Paditë nuk janë një zgjidhje dhe as nuk ka nevojë për to sepse ministria është partnere me shoqatat, por nëse ata tashmë kanë vendosur të padisin, ajo duhet t ‘i drejtohet udhëheqjes së mëparshme që krijoi problemet që ministria po përpiqet të kapërcejë sot”, raportoi Ministria e Shëndetësisë.

Ata theksuan që në fillim të javës së ardhshme do të thirrin Shoqatën e Diabetikëve për të sqaruar deri ku kanë ardhur procedurat për furnizimin publik.

“Po bëhet absolutisht gjithçka në kompetencë të ministrisë, duke respektuar procedurat dhe afatet ligjore nga të cilat thjesht nuk mund të devijojmë”, vlerësoi Ministria, duke shtuar që “po bëjmë çdo përpjekje për të korrigjuar mosveprimet e udhëheqjes së mëparshme të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila u vonua me të gjitha procedurat dhe nuk ndoqi rekomandimet e Komisionit për të filluar procedurën në kohën e duhur”.

Ndryshe, Shoqata e të sëmurëve nga diabeti në Maqedoninë e Veriut më 10 gusht kanë dërguar një letër publike përmes së cilës shprehin revoltën e tyre kundër injorimit që është duke i bërë Ministria e Shëndetësisë.