Në mes të dimrit, në RMV u regjistruan 34 zjarre në 24 orët e fundit

Gjatë ditës dhe natës së kaluar, sipas informacioneve të siguruara nga Qendra e Menaxhimit të Krizave, në mjedise të hapura kanë qenë aktive edhe 34 zjarre të tjera, transmeton Portalb.mk.

“Zjarrfikësit, duke shuar njëkohësisht zjarret në zonat e banuara, kanë shuar të paktën 34 zjarre të regjistruara në mjedise të hapura, në vende të caktuara dhe me ndihmën e popullatës vendase. Zjarrfikësit kanë shuar edhe mbeturinat dhe kontejnerët e djegur. Vetëm një zjarr tjetër është aktiv që ditën dhe natën e fundit, në terrene të paarritshme në malin e Seleçkës”, njofton QMK.

Nga aty shtojnë se konkretisht QMK Rajonale Manastir njoftoi se zjarrfikësit nga Prilepi kanë fikur zjarrin në djegien e barit të thatë në fshatin Vollkovë dhe fshatit Prilepec.

Kujtojmë se në ditët e fundit janë regjistruar dhjetëra zjarre në ambiente të jashtme, nga të cilat ka pasur edhe humbje jetësh.