Në Galiçnik ankohen për shtimin e numrit të arinjve, ua përmbysin kontejnerët që të ushqehen

Bashkësia Lokale e GaliÇnikut është në kërkim të zgjidhjes për arinjtë në Galiçnik, pasi siç thonë ata, kafshët e egra në zonat e banuara paraqesin rrezik për popullatën, transmeton Portalb.mk.

Në shkresat drejtuar Ministrisë së Bujqësisë dhe Inspektoratit Shtetëror të Gjuetisë, bashkësia lokale“Galiçnik” tregon për problemin në rritje të pranisë së arinjve, por thonë se “nuk kërkojnë gjuajtjen e arinjve dhe mbështesin biodiversitetin e Bistrës”.

Shkresa janë dorëzuar nëpër arkivat e dy institucioneve në vitin 2019 dhe 2020, ndërsa javën e kaluar i janë drejtuar edhe Inspektoratit.

“I bëjmë thirrje autoriteteve që të veprojnë dhe t’i japin udhëzime popullatës lokale”, thonë nga bashkësia lokale.

Prej aty shtojnë se arinjtë i përmbysin kontejnerët dhe ushqejnë veten dhe këlyshët e tyre.

“Na krijon problem ndotjeje dhe obligim që kontejnerët t’i drejtojmë dhe mbeturinat t’ua kthejmë çdo ditë”, thonë nga bashkësia lokale “Galiçnik”.

Përndryshe, arinjtë në Maqedoni me Ligjin për gjuetinë janë të mbrojtura përgjithmonë, të cilat nuk guxon të gjuhen.

Përvojat nga pjesë të tjera të vendit, si Mali i Sharrit, sipas artikujve në media, tregojnë se anëtarët e shoqatave për mbrojtjen e arinjve po përpiqen të ndihmojnë këtë kafshë të rrallë dhe të mbrojtur për të mbijetuar. Kështu, në disa vende ata lënë ushqim dhe ujë për arinjtë dhe kanë vendosur videokamera nga ku mund të shohin se si këto kafshë e kalojnë kohën e tyre në pyje.

Irfan Selimi, kryetar i shoqatës për Radion Evropa e Lirë, ka shpjeguar se ata i ushqejnë që arinjtë të mos sulmojnë kafshët dhe bletët e tjera në kërkim të ushqimit, dhe për ato arsye u sillet misër, perime dhe mollë në thasë të veçantë.

Shkatërrimi i vazhdueshëm i pyjeve, frutave dhe bimëve të pyllit që janë ushqim për arinjtë, madje edhe gjuetia e paligjshme janë arsyet që këto kafshë t’i kemi gjithnjë e më pak.