“Prizma”: Kuajt në RMV shëtisin, institucionet presin të ndodhë ndonjë incident

Nuk është e rrallë që kuajt të lëvizin ose të ushqehen nëpër parqe, trotuare dhe rrugë në zonat urbane, ku nuk e kanë aspak vendin. Edhe pse prania e tyre në hapësirat publike pothuajse është normalizuar, një ngjarje e pazakontë gjatë Maratonës së Shkupit shqetësoi shumë njerëz, shkruan “Prizma”.

U bë virale fotografia e një pele që lindi në mes të rrugës në lagjen Karposh. Ky lajm riktheu në fokus një problem të përditshëm dhe shumëvjeçar – praninë e bagëtive në zonat urbane.

Kafshët shkatërrojnë hapësirat e gjelbra dhe pjesë të tjera të mjediseve publike, ndërsa prania e tyre në trafik është penguese dhe e rrezikshme. Gjithashtu, prania e tyre pranë njerëzve mund të jetë e pakëndshme, pasi kafshët mund të sillen në mënyrë të paparashikueshme dhe potencialisht të lëndojnë dikë.

Nga ana tjetër, kullotja nëpër parqe dhe lëvizja mes automjeteve në rrugët e qytetit janë të dëmshme për mirëqenien e kafshëve. Ndërsa lindja në rrugë është vetëm një nga shembujt më ekstremë të neglizhencës dhe braktisjes së kuajve.

Për ta larguar pelën dhe mëzin nga trafiku, kanë ndërhyrë disa institucione.

Në Karposh, kjo është larg të qenit incidenti i parë, pasi banorët prej kohësh ankohen se shohin kuaj duke kullotur nëpër parqe dhe duke lëvizur nëpër rrugë. Ndërkaq, çdo ditë jemi dëshmitarë të qerreve me kuaj që qarkullojnë në rrugët e pjesëve të tjera të Shkupit, si dhe në qytetet e tjera të vendit.

Storja e plotë e “Prizmës” është i disponueshëm në linkun në vijim.