Rritje e çmimeve në bujqësinë e Maqedonisë së Veriut, ndërkohë në disa produkte u regjistrua ulje

Në Maqedoninë e Veriut ka rritje të çmimeve në bujqësi, ashtu që në sektorin e bimëve industriale kemi rritje për 18.9 përqind brenda një viti. Çmimet te prodhimet bimore janë rritur për 3.9 përqind, ndërsa ato blegtorale janë ulur për 2.1 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet në bujqësi në muajin shtator të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë zmadhuar tek inputi për 8.8 %, dhe tek autputi për 2.3 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Te fondet e shpenzuara në bujqësi kemi rritje për 8.8 përqind, ndërsa te fondet e investimeve kemi rritje për 8.6 përqind.