Nga lufta janë dëmtuar 274 objekte kulturore në Ukrainë, thotë UNESCO

Sipas UNESCO-s në Ukrainë të paktën 274 objekte kulturore duke përfshirë edhe 117 ndërtesa fetare janë dëmtuar nga bombardimet ruse që nga fillimi i luftës, raporton Zëri i Amerikës, transmeton Portalb.mk.

Bombardimet ruse marrin taksë të lartë ndaj vendeve kulturore të Ukrainës si dhe rezervave të drithërave që Kiev i dërgon në vendet e varfra.

Dëmet e zmadhuara u përshkruan në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Ukrainën.

Sipas organizatës kulturore të OKB-së UNESCO, që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, të paktën 274 objekte kulturore ukrainase janë dëmtuar, duke përfshirë edhe 117 ndërtesa fetare.

“Vendet fetare duhet të jenë vende adhurimi, jo vende lufte”, tha Nihal Saad, drejtoreshë e Aleancës së Qytetërimeve të OKB-së.

Por Dmitry Polyansky, zëvendës ambasadori i përhershëm i Rusisë në OKB, tha se qeveria e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyi po zhvillon një “fushatë” për të shkatërruar ortodoksinë në Ukrainë.

Zyrtarët ukrainas thonë se sulmet në Odessa Rusia ka dëmtuar infrastrukturën e rëndësishme për eksportet e ardhshme të grurit.

Javën e kaluar, 60,000 tonë metrikë grurë u shkatërruan, mjaftueshëm për të ushqyer 270,000 njerëz për një vit, tha Programi Botëror i Ushqimit.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield tha se sulmet ruse kanë pasoja globale për furnizimin me ushqim në botë, veçanërisht në pjesë të botës që luftojnë me urinë dhe kequshqyerjen.

“Rusia dëshiron të parandalojë që gruri ukrainas të arrijë në tregjet globale, kjo është arsyeja pse ajo ka pezulluar në mënyrë të njëanshme pjesëmarrjen e saj në Iniciativën Detit të Zi të Grurit”, tha ajo.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se ai vazhdon të përpiqet të gjejë një mënyrë për të rifilluar marrëveshjen.