Një ari ishte ngatërruar në stanin e një banori të Bozovcës, ekspertët e liruan pas tre orësh punë (VIDEO)

Pas lajmërimit nga një banor vendas i fshati Bozovcë se një ari është ngatëruar-bllokuar në stanin e tij, I.P.P.K. Mali Sharr së bashku me ekspertët e Institucionit Publik Kopshti Zoologjik i qytetit të Shkupit organizuan aksion për lirimin e kafshës, transmeton Portalb.mk.

Mashkulli i rritur, i cili kishte ngelur në kabllo për rreth 10 orë, ishte i lodhur dhe i frikësuar dhe pas 3 orësh punë, ariu u lirua me sukses.

“Arinjtë janë banorë rreptësisht të mbrojtur të Malit Shar, dhe popullata vendase nga fshatrat malore jeton në harmoni me natyrën. Falenderojmë pronarin e stanit që raportoi ngjarjen në mënyrë që ariu të lirohet.Falenderojmë edhe punonjësit e policisë për përpjekjet e tyre për sigurimin e terrenit, si dhe të gjitha institucionet tjera kompetente me të cilat është koordinuar aksioni. Falenderojmë edhe punonjësit e policisë për përpjekjet e tyre për sigurimin e terrenit, si dhe të gjitha institucionet tjera kompetente me të cilat është koordinuar aksioni”, njoftuan nga Parku Kombëtar Mali Sharr.