Në derbin ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit u shënua vetëm një gol, në një pik u zvogëlua diferenca mes dy ekipeve
Shkëndija e Tetovës sot në Shkup luajti kundër kryesuesit të tabelës, Vardarit. Në këtë ndeshje u shënua një gol, i mjaftueshëm për të siguruar fitoren e Shkëndijës, transmeton Portalb.mk.
Me këtë fitore, Shkëndija do të jetë vetëm një pik më pak sesa Vardari që gjendet në pozitën e parë. Në pozitën e tretë gjendet Struga me 44 pikë, Bashkimi e pesta me 29 pikë, Arsimi e teta me 26 pikë, ndërsa Shkupi e fundit me një pik.
Sot u zhvillua edhe ndeshja ndërmjet Pelisterit dhe Sileksit. Në këtë ndeshje nuk u shënua asnjë gol. Me këtë ndeshje u përmbyll edhe java e XXI-të në Ligën e Parë.
Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës. Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.
Në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut u kualifkua për herë të parë Shkëndija e Haraçinës, e cila do të përballet me fituesin e ndeshjet Struga – Shkëndija. Gjysmëfinalja tjetër do të jetë ndërmjet Sileksit dhe Ohrit.
Në gjysmëfinale do të luhen nga dy ndeshje. Ndeshjet e parë gjysmëfinale do të luhet më 1 prill, e dyta më 22 prill, ndërsa finalja më 20 maj.