Në ndeshjen ndërmjet Skocisë e Maqedonisë u shënuan tri gola, të hënën sfida tjetër

Maqedonia e Veriut në ndeshjen kundër Skocisë humbi me rezultat 1:2. Kjo ndeshje është në kuadër të UEFA Ligës së Kombeve, transmeton Portalb.mk.

Kjo është ndeshja e pestë e këtij grupi, ashtu që Maqedonia e Veriut nuk arriti të fiton asnjë pikë. Në krye të tabelës është Zvicra me 13 pikë, Sllovenia me 8 pikë dhe Skocia me 7 pikë.

Të hënën, në Shkup, Maqedonia e Veriut do të luajë kundër Sllovenisë. Ndeshja do të luhet në Arenën “Todor Proeski”.

Biletat e ndeshjet kundër Sllovenisë do të mund të blihen për vetëm 500 denarë edhe përmes adresës elektronike eticket.ffm.mk.