Shkëndija e Tetovës e siguroi titullin e kampionit të RMV-së për sezonin 2024/25
Klubi futbollistik Shkëndija është shpallur kampion i Maqedonisë së Veriut për sezonin 2024/25, transmeton Portalb.mk.
Me fitoren e sotme 2 me 1 ndaj Rabotniçkit, Shkëndija siguroi titullin dy xhiro para fundit të sezonit.
Shkëndija ka grumbulluar 67 pikë, 5 pikë më shumë se Sileksi që renditen të dytit në tabelë.
“KF Shkëndija shpallet kampione e Maqedonisë për herë të pestë në histori, një arritje madhështore që mban vulën e zemrës, përkushtimit dhe forcës sonë si klub dhe si komunitet. Faleminderit lojtarëve, stafit, tifozëve në çdo cep të botës. Përkundër mungesës në tribuna, dashuria juaj ndihej në çdo sekondë. Kjo është për ju”, thanë nga KF Shkëndija.
Në xhiron e fundit të këtij sezoni Shkëndija do të luajë me Sileksin, ku pritet edhe të festojnë titullin me trofeun e pranuar nga Federata e Futbollit.