Shkëndija e Haraçinës kundër Shkëndijës ose Strugës në gjysmëfinale, ndërsa Sileksit kundër Ohrit

Ekipi i Sileksit ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë pasi në çerekfinale fitoi kundër Detonitit. Ekipi nga Kratova fitoi me reyultat 3:0, transmeton Portalb.mk.

“Sileksi në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë do ta ketë për kundërshtar Ohrin, i cili dje e eliminoi Vardarin, ndërsa Shkëndija e Haraçinës pas fitores ndaj Rabotniçkit pret epilogun e duelit mes Struga Trim Lum dhe Shkëndija e Tetovës”, raporton Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM).

Struga Trim&Lum dhe Shkëndija e Tetovës më 18 mars do të luajnë ndeshjen e vetme çerekfinale. Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë kundër Shkëndijës së Haraçinës.

Ndryshe, në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut dje (24 shkurt) u kualifikuan dy ekipe, Shkëndija e Haraçinës dhe Ohri Lihnidos. Shkëndija e Haraçinës për herë të parë u kualifikua në çerekfinale, pasi në gjysmëfinale fitoi kundër Rabotniçkit me rezultat 3:1.

Në gjysmëfinale do të luhen nga dy ndeshje. Ndeshjet e parë gjysmëfinale do të luhet më 1 prill, e dyta më 22 prill, ndërsa finalja më 20 maj.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës.

Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Parë për herë të parë.