Mariçiq: Vlen të marrim vendime të vështira, viti 2030 shans real për anëtarësimi në BE

Jemi plotësisht të përkushtuar që të arrijmë mbështetjen e dy të tretave për ndryshimet kushtetuese, mendoj se ajo që thotë Ministri i Jashtëm grek ka një mundësi reale për një zgjerim të ri, deri në fund të kësaj dekade deri në vitin 2030, dhe se nuk është thjesht një histori e bukur dhe fjalë e bukur, por është mundësi që nuk duhet ta humbim. Nëse na mungon apo jo, varet nga ne, tha zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq në një deklaratë për MIA-n nga Athina, transmeton Portalb.mk.

“Ne po luftojmë për të kapërcyer pengesën e fundit dhe për të vazhduar me negociatat përmes atyre vendimeve të vështira për ta bërë atë objektiv të arritshëm. Nuk duam që në vitin 2030, kur do të pranohen anëtarë të rinj, të ndodhë që të mos jemi në mesin e tyre, përkundrazi, kur në vitin 2030 të dëgjojmë lajmet se ka anëtarë të rinj në BE, duam që Maqedonia e Veriut të jetë njëri prej atyre anëtarëve të rinj”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq për MIA-n në Athinë, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Giorgos Gerapetritis.

Mariçiq, për takimin me ministrin Gerapetritis, tha se në një atmosferë të shkëlqyer është dërguar mesazh i qartë se Greqia jep mbështetjen e plotë për Maqedoninë e Veriut dhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai tha se Greqia ndjen një përgjegjësi të veçantë për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, sepse pikërisht në Selanik 20 vjet më parë u premtua se Ballkani Perëndimor ka perspektivë evropiane dhe Greqia është praktikisht nismëtare e rihapjes së këtij debati për të përcaktuar një kornizë të qartë kohore dhe standarde të qarta në cilën periudhë do të ndodhte ai zgjerim. Kjo është inkurajim për ne, theksoi Mariçiq.

Ai shtoi se në takim u diskutua edhe për marrëdhëniet dypalëshe, të cilat, siç tha Mariçiq, janë të shkëlqyera dhe do të përmirësohen vetëm pas përfundimit të Marrëveshjes së Prespës, pas zgjidhjes së kontestit tonë bilateral dhe pas anëtarësimit në NATO.

“Ajo miqësi është ndërtuar prej disa vitesh dhe ka pasur rezultate të shkëlqyera dhe së bashku konkluduam se duhet të vazhdojmë në të njëjtin drejtim dhe se shembulli i Marrëveshjes së Prespës dhe zhvillimi i marrëdhënieve tona me Greqinë duhet të jetë shembull edhe për të tjerët në rajonit, por edhe për ne që ia vlen të marrim vendime të vështira për momentin dhe se marrja e vendimeve të vështira mund të sjellë vetëm përfitime, edhe pse duket e vështirë në momentin e marrjes së vendimeve”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq, në një deklaratë për MIA-n.

Kujtojmë se komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Oliver Varhei, ka mbështetur qëndrimin e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, se deri në vitin 2030 Unioni duhet të jetë gati për pritjen e shteteve të reja anëtare, shkruan Politico.eu, duke theksuar se bie ndesh me qëndrimin e shefes së Varhey-t – presidentes së Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen.

Sipas shkrimeve të portalit, eurokomesari Varheyji nuk pajtohet me qëndrimin e Komisionit Evropian se nuk duhet të ketë datë të synuar për zgjerimin e BE-së, gjë që shtron pyetjen e unitetit të brendshëm të pushtetit ekzekutiv të Unionit lidhur me këtë temë kyçe.

Duke iu referuar kornizës kohore të zgjerimit të propozuar nga Charles Michel, komisioneri evropian Varhei gjatë vizitës së tij në Ankara tha se Komisioni duhet të jetë gati për të pritur anëtarë të rinj deri në vitin 2030.

“Nga ana jonë, ne kemi punuar pa u lodhur drejt këtij qëllimi – kështu që jam shumë i lumtur që më në fund shoh që vendet anëtare gjithashtu kanë filluar të lëvizin dhe mobilizohen politikisht dhe janë të gatshëm të investojnë politikisht për të pasur anëtarë të rinj të BE-së deri në vitin 2030”, tha Varheyi në konferencën për shtyp në Ankara me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan.

Përndryshe, Komisioneri Evropian Varheyi përshëndeti qëndrimin e Charles Michel një javë më parë, duke shtuar se Komisioni Evropian ka qenë gjithmonë i gatshëm të bëjë çdo propozim që do të na çonte drejt zgjerimit në vitin 2030.

Javën e kaluar, gjegjësisht më 28 gusht, kryetari i Këshillit Evropian në fjalimin e tij në Samitin Strategjik të Bledit, ku mori pjesë edhe delegacioni qeveritar i Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovacevski, tha se deri në vitin 2030, të dyja palët – BE-ja dhe vendet kandidate – ato duhet të përgatiten për një zgjerim të ri të Bashkimit Evropian.

Një ditë pas fjalimit të tij, zëdhënësja e Komisionit Evropian Dana Spinant nuk pranoi të komentojë deklaratën e presidentit të Këshillit Evropian, duke përsëritur se zgjerimi i BE-së është një proces i bazuar në merita dhe se kandidatët duhet të hyjnë në BE kur të jenë gati për të.

“Unë mund të theksoj qëndrimin tonë dhe vizionin tonë për zgjerim dhe mënyrën më të mirë për të menaxhuar procesin. Për ne, thelbi është se zgjerimi është i bazuar në merita dhe duhet të mbetet i bazuar në merita”, theksoi zëdhënësja e KE-së.

Deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron, e dhënë në të njëjtën ditë me atë të Charles Michel, por në një ngjarje tjetër, shkaktoi spekulime shtesë për unitetin në Union rreth çështjes së zgjerimit. Macron tha në një takim vjetor me ambasadorët francezë se BE-ja duhet të konsiderojë një “Evropë me shumë shpejtësi” për t’u marrë me zgjerimin.

Deklaratat e dy politikanëve të lartë evropianë u konsideruan kontradiktore nga një pjesë e spektrit politik në vend, përfshirë edhe opozitën VMRO-DPMNE, nga ku dolën me mendimin se kjo është një konfirmim se nuk ka garanci për rrugën e vendit drejt BE-së.

Me shpjegime se nuk bëhet fjalë për deklarata kontradiktore doli ministrja franceze për Evropën, Laurence Boon, e cila në një nga seancat e panelit në samitin në Bled tha se zgjerimi i BE-së është i mundur edhe para vitit 2030, por ajo që nevojitet janë reformat në vetvete të BE-së dhe vendeve kandidate.

Më 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orëshVotimi nuk dihet ende kur do të bëhet.

Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE është deklaruar se nuk do t’i mbështesë këto ndryshime, ndërsa edhe nga opozita shqiptare kanë kushtëzuar që nuk do t’i votojnë ndryshimet nëse nuk ndryshohet definimi i 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë.

Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese. Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.