Figura e shenjtores Nënë Terëzë u përkujtuar sot nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, duke e vlerësuar një burim frymëzimi dhe shërimi për mbarë njerëzimin, transmeton Portalb.mk.
“Kujtojmë sot Shën Nënë Terezën, misionaren shqiptare të bamirësisë. Me shërbimin e saj ndaj të varfërve, të pamundurve dhe të sëmurëve, me besimin te Zoti, Shën Nënë Tereza na ndihmoi të shohim madhështinë e dinjitetit të çdo njeriu dhe të besojmë te dashuria, drejtësia dhe shpresa”, deklaroi Begaj.
Begaj figurën e Nënës Terezë e llogariti si një amanet për të qenë afër njerëzve që kanë shumë nevojë.
“Sot, drita e shpirtit të saj mbetet një burim frymëzimi dhe shërimi për mbarë njerëzimin. Për ne shqiptarët, ajo është një udhëzim dhe një amanet për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë”, deklaroi Begaj.