Maqedonia e Veriut mbajti zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, këtu i gjeni të gjitha lajmet për procesin

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votuan në zgjedhjet e dyfishta, presidenciale dhe parlamentare. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale u votua për dy kandidatë ndërsa për parlamentaret për 17 lista të deputetëve. Kujtojmë se në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 nga numri i përgjithshëm i votuesve, votuan 867.000 qytetarë apo 49,94%. Këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale dhe të njëmbëdhjetat parlamentare që nga pavarësimi i RMV-së, njofton Portalb.mk.

Më poshtë ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata:

09.05.2024

16:45- Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare 2024 në RMV dhe numri i deputetëve (Infografik)

16:30- Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale 2024 në RMV (Infografik)

10:04 – RMV, kush u bë deputet? Emra të vjetër dhe të rinj në Parlament

00:04 – RMV, ja cilat parti nuk arritën të fitojnë as edhe një mandat

08.05.2024

23:59 – Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ia uroi fitoren VMRO-DPMNE-së

23:52 – Presidencialet dhe parlamentaret në RMV, rezultatet nga numërimi i mbi 90% të votave dhe numri i mandateve

23:44 – Bytyqi dha dorëheqje nga pozita e tij në LSDM

23:37 – Vuçiq i uroi fitoren Siljanovska-Davkovës

23:32 – Dimitrievski: Znam, sonte shkroi histori

23:23 – Mickoski feston fitoren: Së shpejti do të negociojmë me partitë opozitare

23:05 – Ahmeti: Duhet të respektohet vota e komunitetit shumicë në vend

22: 45 – Presidencialet dhe parlamentaret në RMV, rezultatet nga numërimi i mbi 80% të votave dhe numri i mandateve

22:41 – Kovaçevski: Rezultati i sotëm është zhgënjyes, LSDM-së iu dha një goditje e madhe

22:33 – Siljanovska: Nuk është koha për mburrje dhe triumfalizëm, duhet të sillemi me përgjegjësi në politikë

22:20 – Kasami: Fitorja iu dedikohet qytetarëve, nga nesër mund të shpallim koalicionin e ndryshimit VMRO-Vlen

21:54 – Pendarovski pranoi humbjen dhe uroi Siljanovska-Davkovën  

21:51 – Presidencialet dhe parlamentaret në RMV, rezultatet nga numërimi i 70% të votave

21:28 –  Partitë e Danela Arsovskës dhe Stevço Jakimovskit shumë larg fitimit të deputetëve

21:08 – Presidencialet dhe parlamentaret në RMV, rezultatet nga numërimi i gjysmave të votave

21:05 – Prokuroria e RMV-së: Ditë e qetë e zgjedhjeve, punojmë për zbardhjen e disa denoncimeve

20:53 – Presidencialet dhe parlamentaret në RMV, rezultatet nga numërimi i rreth 45% të votave 

20:50 – Ademi: Deri tani Fronti Evropian prin me 30.000 dallim karshi opozitës

20:33 – Toshkovski: Këto ishin ndoshta zgjedhjet më të qeta dhe më demokratike që janë mbajtur ndonjëherë

20:39 – Presidencialet dhe parlamentaret në RMV, rezultatet nga numërimi i rreth 20% të votave

20:24 – LSDM: Zgjedhjet ishin demokratike, ka pasur parregullsi të parëndësishme

20:17 – Ademi: Fronti Evropian do të vulosë të ardhmen e vendit

20:10 – Mucunski: BDI po shkon në opozitë, bojkoti nuk u funksionoi, cenzusi u arrit

20:05 – Mexhiti: Jemi fitues absolut i zgjedhjeve në kampin shqiptar

20:00 – Zgjedhjet e dyfishta në RMV: Dalja e votuesve deri në mbylljen e kutive, krahasuar me zgjedhjet e kaluara

19:00 – Janë mbyllur kutitë e votimit

18:30 – Zgjedhjet e dyfishta në RMV: Dalja e votuesve deri në orën 18:30

17:46 – Zgjedhjet e dyfishta në RMV: Dalja e votuesve deri në orën 17, krahasuar me zgjedhjet e kaluara

17:40 – Avokati i Popullit ka pranuar 30 thirrje telefonike për shkeljen e të drejtës së votës

17:25 – CIVIL: Shkelja e fshehtësisë së votës dhe e heshtjes zgjedhore, një vëzhgues lëshoi himnin e partisë në qendër votimi

15:45 – Zgjedhjet e dyfishta në RMV: Dalja e votuesve deri në orën 15, krahasuar me zgjedhjet e kaluara

15:29 – KSHZ: Këshillat zgjedhor të respektojnë të drejtën e votës, në të kundërt do të përballen me tre vjet burg

14:58 – Prokuroria në Maqedoninë e Veriut është duke hetuar disa parregullsi zgjedhore

14:18 – KSHZ-ja raportoi që deri në ora 13:00 janë regjistruar 313 kundërshtime për parregullsi zgjedhore në RMV

14:00 – Zgjedhjet e dyfishta në RMV: Dalja e votuesve deri në orën 13, krahasuar me zgjedhjet e kaluara

13:31 – Procesi zgjedhor në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet në mënyrë të qetë, vlerësoi Policia

12:54 – RMV, OSBE po përcjell se nëse votimi po zhvillohet sipas standardeve të tyre

11:45 – Zgjedhjet e dyfishta në RMV: Dalja e votuesve deri në orën 11, krahasuar me zgjedhjet e kaluara

11:45 – MPB me informata për parregullsitë e regjistruara në heshtjen parazgjedhore

11:17 – KSHZ: Probleme teknike në disa vendvotime – 15 ankesa për të drejtën e votimit

10:47 – Mund të votohet edhe për president dhe për deputetë të RMV-së, ose vetëm për njërën?

10:06 – RMV, KSHZ e kumtoi daljen e votuesve deri në ora 9

10:00 – RMV, për fitore në rrethin e dytë për president nevojiten 362.864 vota

09:15 – Historiku i fituesve të zgjedhjeve parlamentare në RMV që nga 1990 deri në 2024

09:05 – RMV, shkeljet e së të drejtës së votës raportoni në këtë linjë telefonike

08:45 – Numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet presidenciale të RMV-së 1994-2024

08:25 – RMV, raportoni shkeljet e së të drejtës së votës në këtë linjë telefonike

08:15 – Më shumë votues të regjistruar në këto zgjedhje parlamentare në krahasim me ato të 2020 (Infografik)

08:00 – Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?

07:45 – Dalja e votuesve në të gjitha zgjedhjet parlamentare në RMV 1990-2020 (Infografik)

07:25 – RMV, përqindja e daljes së votuesve në të gjitha zgjedhjet presidenciale deri më tani (Infografik)

07:15 – Rezultatet e votave të numëruara të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale në RMV

07:00 – Janë hapur kutitë, vijon votimi

07.05.2024

Heshtje zgjedhore, votuan të sëmurët dhe të burgosurit, diaspora votoi vetëm për kandidatët për president

Votimi për zgjedhjet parlamentare nuk është zhvilluar në diasporë për shkak të mosplotësimit të numrit minimal të votuesve të regjistruar për të votuar që t’iu mundësohet votimi.

“Deri në orën 19:00, sipas informacioneve që marrim nga këshillat zgjedhorë, pjesëmarrja totale nga votimi jashtë vendit për zgjedhjet presidenciale është 652 votues, pra 16.74 %. Bëjmë me dije se gjashtë vendvotime ku votimi është  në vazhdim, nuk janë përfshirë në këtë pjesëmarrje për shkak të zonës kohore.” njoftojnë nga KShZ.

Në 14 qendrat e votimit në burgje, 2147 votues ushtruan të drejtën e votës për zgjedhjet presidenciale dhe 2140 votues për zgjedhjen e deputetëve në Kuvend.

“Votimi atje kaloi pa probleme dhe deri në orën 19, sipas informacioneve nga këshillat zgjedhorë, votuan 1298  votues ose 60.46% e të regjistruarve për zgjedhjet presidenciale, pra  1397  votues ose 68.72 % për zgjedhjet parlamentare.” njoftojnë nga KShZ.

Gjithsej 534 votues të vendosur në 20 qendra të kujdesit jashtë familjar patën mundësinë të ushtrojnë të drejtën e votës në qendrën ku ndodhen për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Nga totali 534 votues nga qendrat 20, 401 votuan ose 75.09 %  votues për presidentin  e shtetit,  400  votues nga qendrat 20 ose 74.91%  votuan për zgjedhjen e deputetëve.

Sipas informatave nga komisionet komunale zgjedhore, 8926 dmth 80.45.

Gjatë heshtjes zgjedhore propaganda, agjitimi partiak, ryshfeti i votuesve, fushata dhe shkelje tjera të Kodit Zgjedhor janë rreptësishtë të ndaluara. Gjatë heshtjes zgjedhore informohet për zgjedhjet dhe rrjedhën e votimeve, por ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediatike.

Sipas Kodit Zgjedhor, si shkelje e heshtjes zgjedhore vlerësohet emetimi i informatave të çdo lloji, fotografive, materialeve audio dhe audio-vizuale lidhur me, ose të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet, çdo formë të raportimit mediatik të cilat janë në funksion të hapur ose të fshehtë të ndonjë fushate zgjedhore dhe mund të ndikojnë mbi vendimet e votuesve, të dhëna me të cilat e zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose të individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi tjera në ditën e votimeve, si dhe paraqitje nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit.

Heshtja mbaron sot në ora 19.00 pasi mbyllen kutitë e votimit.