LSDM-ja ka shpalosur kandidaturën për Qytetin e Shkupit dhe 15 komuna tjera
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka publikuar edhe 16 kandidatë për zgjedhjet e ardhshme lokale, duke përfshirë edhe kandidaten për Qytetin e Shkupit, Kaja Shukova, transmeton Portalb.mk.
“Vendimi është marrë për kandidatët në 16 komuna, duke përfshirë edhe kandidaten për Qytetin e Shkupit, gjegjësit nënkryetaren e LSDM-ja, Kaja Shukova”, njoftoi LSDM-ja.
Kandidat për Manastirin do të jetë Metodija Kunovski, Pero Kostadinovi në Vallandov, Goce Milevski në Vinicë, Vanço Mitev në Zrnovc, Viktor Velevski në Kavadar, Maja Mojsova Mijovska në Karposh, Goran Trahkovski në Kisella Vodë, Anes Ahmeti në Mavrorë dhe Rostushë, Petar Spasov në Novo Sellë, Elizabeta Zelenikovska në Petroves, Petra Lukaroska në Prilep, Risot Spasov në Radovish, Dejan Giçev në Sveti Nikollë, Goran Stojanovski në Çashkë dhe Svetlana Mitreska Anxhelkovska në Bërvenicë.
Ndryshe, Venko Filipçe, kryetari i partisë opozitare LSDM, më 20 qershor ka publikuar 19-të emrat për kandidatë në zgjedhjet e ardhshme lokale për kryetar, ndërsa 11 kandidatët tjerë i shpalosi më 3 korrik.
Në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti, ZNAM , VMRO-DPMNE dhe VLEN pritet të mbështetin njëra-tjetrën.