LSDM-ja publikoi edhe 11 kandidatë tjerë për në zgjedhjet lokale

Kryeopozitari Venko Filipçe, ka shpalosur edhe 11 kandidatë tjerë që do të garojnë për në zgjedhjet e ardhshme lokale nën logon e LSDM-së. duke paralajmëruar se brenda dy javëve do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve tjerë, transmeton Portalb.mk.

“Vendimi i Këshillit Ekzekutiv të partisë që i dha pëlqim kandidimit për kryetar në zgjedhjet e ardhshme lokale. Vendimi është marrë rreth kandidimit për kryetar në 11 komuna. Para dy javëve ishin shpalosur 19 kandidatë për komunat tjera”, njoftoi LSDM-ja.

Në Pehçevë do të garojë Zlatko Nikollovski, në Bisillovë do të jetë Mariçe Karmaziçeva, Martin Kostovski në Kumanovë, Lupka Sokolovska në Karbinci, Vanço Novoselski në Vasilevë, Zvonko Vasev në Sopishtë, Darko Blazhevski në Jegunovc.

Në Komunën e Ohrit kandidat i LSDM-së në zgjedhjet lokale do të jetë Asen Shajn, Zlatko Kuzmanovski në Demir Hisar, ndërsa në Debarc do të jetë Lupço Paunkoski.

LSDM-ja vendosi që kryetarin aktual të komunës së Strumicës, Kostandin Kostandinovskin, mos ta kandidon për zgjedhjet e ardhshme lokale, duke e zgjedhur Marjan Daskalovskin për kandidat

Ndryshe, Venko Filipçe, kryetari i partisë opozitare LSDM, më 20 qershor ka publikuar 19-të emrat për kandidatë në zgjedhjet e ardhshme lokale për kryetar. Disa nga emrat tashmë janë kryetar në komunat jashtë Shkupit.

Në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti, ZNAM dhe VMRO-DPMNE pritet të mbështetin njëra-tjetrën.