LSDM-ja i ka publikuar 19 kandidatët për kryetar në zgjedhjet e ardhshme lokale

Venko Filipçe, kryetari i partisë opozitare LSDM, ka publikuar 19-të emrat për kandidatë në zgjedhjet e ardhshme lokale për kryetar. Disa nga emrat tashmë janë kryetar në komunat jashtë Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Vendimi për emrat e kandidatëve është marrë nga Këshilli Zgjedhor, ndërsa do të miratohet nga Këshilli Qendror, kur të kompletohen emrat për të gjithë komunat.

Kjo është lista e kandidatëve në disa komuna brenda qytetit të Shkupit: Goran Gerasimovski (Qendër), Aleksandar Trajanovski (Aerodrom), Kostadin Aceski (Gjorce Petrov) dhe Sasho Komnenoviq (Cucer Sandevë).

Ilija Runtevski do të jetë kandidat për Berovën, Sasho Mitovski për Kriva Pallankën, Aco Velkovski për Lozovën, Goranço Krstev për Çeshinovo-Obleshevo, Blazhe Shopov për Bogdancin, Risto Xhinev për Dojranin, Zoran Ristevski për Mogilën, Petar Mantev për Negotinën, Lube Kuzmanovski për Novacin, Stojançe Nikollov për Rosomanin, Stefan Radinovski për Vevçanin, Tome Hristovski për Krushevën, Aleksandar Buzlevski për Resnjën, Pavel Ivanov për Shtipin dhe Vlatko Mitovski për Gazi Babën.

Ndryshe, në fillim të muajit nëntor, opozita në Maqedoninë e Veriut kërkoi që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të jenë së bashku me zgjedhjet lokale. Kryeministri Hristijan Mickoski në maj të vitit 2024 refuzoi këtë ide.

Ndryshe, zgjedhjet e fundit të njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024 së bashku me zgjedhjet e shtata presidenciale. Sipas rezultate, Koalicioni VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, koalicioni i LSDM-së 18 deputetë, koalicioni Fronti evropian 18 deputetë, 14 deputetë fitoi koalicioni VLEN dhe nga gjashtë deputetë “Levica” dhe ZNAM.