Do të futet inteligjenca artificiale në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut, paralajmëroi Janevska

Ministrja për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut, Vesna Janevska, në bashkëpunim me Fakultetin e Informatikës në Shtip dhe grupin Breinster do të futin inteligjencën artificiale ne shkollat e mesme, transmeton Portalb.mk.

“Fokusi parësor i memorandumit që po e firmosim sot është mbështetja për futjen e inteligjencës artificiale në shkollat e mesme. Është e rëndësishme që nxënësit tanë të dinë ta përdorin atë në mënyrë etike në arritjen e qëllimeve arsimore dhe profesionale. Por Breinster do të ndihmojë edhe në integrimin e sipërmarrjes si fushë dhe temë në programet mësimore të arsimit të mesëm, dhe unë i falënderoj për dorën e shtrirë“, tha Janevska.

Të tri subjektet sot kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim. Përmes këtij bashkëpunimi do të ndihmohet MASH-i, Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe Qendra për Zhvillimin e Arsimit Profesional.

“MASH dhe Fakulteti e Informatikës në Shtip, tashmë kanë përgatitur dokument me udhëzime për mësimdhënësit dhe për nxënësit lidhur me zbatimin e inteligjencës artificiale nga shtatori”, raportoi ministria.