Pas shumë dështimeve, në Tetovë filloi asfaltimi në rrugën “Boris Kidriç”
Në rrugën “Boris Kidriç” sot kanë filluar punimet. Këto punime kanë filluar pas një sërë anulimesh, që sipas autoriteteve komunale faji qëndronte në kompanitë e kontraktuara, transmeton Portalb.mk.
“Po asfaltojmë edhe krahun tjetër të rrugës “Boris Kidriç”! Po i japim qytetit edhe një rrugë moderne dhe me standarde bashkëkohore”, deklaroi Kasami.
Punimet për rikonstruimin e rrugës prej rreth 350 metrave “Boris Kidriç” e cila fillon nga rruga “Jane Sandaski” dhe do të përfundojë te rruga “Bllagoja Toska” filluan në fund të tetorit 2024.
Në nëntor të vitit 2024 nga Komuna e Tetovës patën thënë se ndërsa afati i realizimit do të jetë katër muaj që nga futja në punë e kompanisë që do t’i realizoj punimet, që i bie se deri në fund të muajit shkurt 2025, rruga do duhej të kishte përfunduar. Por që nuk u bë.
Rikonstruimi i rrugës për momentin nuk është planifikuar të bëhet në pjesën e cila kalon nga Qendra Sportive, ku rruga është e dëmtuar dhe me gropa.
Për ndërtimin e rrugës “Boris Kidriç” është përzgjedhur kompania Çabi Trans. Мë 6 shkurt 2024 Komuna e Tetovës e ka nënshkruar marrëveshjen me vlerë 7.146.737,26 denarë, kohëzgjatja e kontratës është 12 muaj.
Ndërsa më 7 gusht 2024 u nënshkrua edhe një marrëveshje tjetër për të njëjtën rrugë në vlerë prej 4.874.580 denarësh me kohëzgjatje prej 12 muajsh.
Kujtojmë që rikonstruimi i rrugës Boris Kidriç ishte premtuar se do të bëhej gjatë vitit 2023, por kjo nuk ndodhi. Banorët që jetojnë përgjatë kësaj rruge moti kohë kanë kërkuar që të rikonstruohet rruga.
- LEXO: Përfundimisht nuk filloi asfaltimi i rrugës “Boris Kidriç” siç tha Kasami
- LEXO: Kasami dje tha sot, sot thotë nesër: ‘Boris Kidriç’ ende pa asfalt
- LEXO: Kaos në pikun e verës në ‘Boris Kidriç’: Njëra pjesë ende pa asfalt, Kasami thotë se asfaltimi pritet të fillojë sot
- LEXO: Zvarritet rikonstruimi i rrugës Boris Kidriç në Tetovë, komuna fajin ja le motit të keq
- LEXO: Në afat të pacaktuar, banorët do të jenë pa ujë në rrugën ‘Boris Kidriç’ në Tetovë për shkak të rikonstruimit të rrugës