Kushtet e lutjes, ja cilat janë

Ibën Kajjimi All-llahu e mëshiroftë thotë: Lutjet u ngjajnë armëve, meqë arma është e dobishme në bazë të fuqisë së goditjes e jo mprehtësisë së shpatës, andaj çdoherë që shpata është e mirë dhe pa defekte dhe goditja të jetë e fuqishme, arrihet të mposhtet armiku. Që donë të thotë se, nëse lutja në vete nuk është e mirë, ose lutësi nuk e ka bërë me zemër por vetëm me gjuhë, ose ka pasur ndonjë pengesë për përgjigje, atëherë nuk arrihet efekti”

Nëse do të plotësohen këto kushte, bëhu i sigurt se do të kesh përgjigje.

1.    Sinqeriteti: si çdo adhurim gjithashtu edhe në lutje sinqeriteti është kushti i parë, ngaqë përndryshe vepra nuk do të pranohet tel i Madhëruari, All-llahu i Lartësuar thotë: “…dhe lutuni  sinqerisht Atij, duke i bërë përulje” [el eAraf 29]

2.    Pasimi: është kusht që duhet të jetë në çdo adhurim, për shkak të fjalës së All-llahut ku thotë: Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë”.

3.    Bindje dhe besimi se Zoti do i përgjigjet lutjes. Me një fjalë se nëse e lut zotin me dyshim dhe skepticizëm dije se ke humbur kushtim më primar në pranimin e lutjes. I Dërguari i All-llahut ka thënë: “ Nëse dikush prej jush lutet, të mos thotë o Zot përgjigju nëse dëshiron, por le të këmbëngulë në kërkesën e tij.”  Kur t’i luteni Zotit të jeni të sigurt që do t’ua pranojë lutjen.” Në hadith kudsij thuhet: O robërit e mi, sikur i pari juaj dhe i fundit, nga njerëzit dhe xhinët, të mblidheshin në një vend, dhe të më kërkonin mua, e unë t’iu përgjigjem kërkesave të tyre kjo nuk do të pakësonte depot e mia ashtu siç nuk pakson maja e gjilpërës detin kur futët në të.  Ky hadith bënë të kuptosh madhështinë e All-llahut të lartësuar, njashtu tregon për pasurin e tij të paharxhuar  edhe nëse robëritë kërkojnë vazhdimisht, ndërsa myslimani i cili e kupton këtë realitet atij nuk i ngel vetëm se të lut All-llahun për begatit e panumërta.

4.    Përqendrimi i zemrës gjatë lutjes.  Dy persona e lusin Zotin për të njëjtën gjë, njërit i pranohet lutja, kurse tjetrit jo. Sekreti qëndron në përkushtimin dhe përqendrimin e secilit. Kjo i ngjan shumë litarit të harkut. Nëse litari është i mirë tendosur, shigjeta fluturon me shpejtësi drejt shënjestrës. Në të kundërt, nëse litari është i lirë, shigjeta nuk merr vrullin e duhur. Nëse zemra jote është e përkushtuar, lutet  bindje dhe përqendrim lutja do të pranohet. Imam Hanbeli thotë: “A e dini se si duhet të lutet myslimani?” “Si o imam?” – e pyetën. Ai u tha:” Si një njeri që ndodhet në mes të një deti të trazuar, i kapur pas një dërrase dhe teksa e sheh veten se po mbytet fillon dhe thërret: O Zot më shpëto, O Zot më shpëto! Vetëm duke u lutur në këtë formë, besimtarit i pranohet lutja.” Abdullah ibnu Umeri thoshte: “Kur përqendrohet  zemra gjatë lutjes, kur loton syri dhe të dridhet trupi, atëherë të pranohet lutja. Në çaste të tilla lutem sa më shumë”.  Pejgamberi alejhi selam thotë: “Lutuni  All-llahut duke qenë të bindur në përgjigje, si dhe dijeni se All-llahu nuk i përgjigjet lutjes që buron nga zemra e pavëmendshme”.

5.     Mos nxitimi për përgjigje gjatë lutjes. Ka njerëz, të cilët hedhin farën e një bime dhe vazhdojnë të përkujdesen e ta vadisin për një kohë të gjatë. Duke parë se kjo farë nuk po mbin, ata mërziten dhe heqin dorë nga përkujdesja. Në fakt, fara ishte gati për të mbirë dhe për të dalë mbi tokë. Asaj thjesht i lipsej koha e nevojshme për të qëndruar nën tokë. Vëlla i dashur nëse shikon se nuk po të pranohet lutja assesi mos hiq dorë por vazhdimisht vazhdo edhe nëse kjo do të zgjatë me vite. I Dërguari i All-llahut tha: Secilit prej jush do t’i pranohet lutja përderisa nuk do të nxitohet.” E pyetën shokët: “Si është nxitimi o Profet?” Ai u tha:“Duke thënë që u luta dhe nuk m’u pranua lutja dhe e ndërpret lutjen. Kështu, nuk i pranohet lutja.”

6.    Të ushqyerit hallall. Ushqimi hallall i ngjanë kripës në ushqim, avisja e cila përgatit ushqim i nevojitet vetëm pak krip për ti dhënë shije ushqimit e njëjta ndodh me personin i cili ushqehet me hallall i mjaftojnë lutje të pakta që t’i përgjigjes lutjes së tij. Profeti a.s përmend një njeri të lodhur, të pluhurosur që i ngre duart lart drejt qiellit dhe thotë: “O Zot, o Zot!” Po si t’i pranohej lutja atij, kur ishte ushqyer dhe ishte veshur me haram?!”

Vëlla i dashur mysliman pasi të lexosh këtë temë, shpejto dhe merr abdes dhe fal dy rekate e duke qëndruar në sexhde lute zotin tënd me bindje, sinqeritet përkushtim dhe  mundohu që ta lutsh me ca lutje që të bëjnë dobi në këtë botë si dhe në botën tjetër dhe të jesh i bindur dhe i sigurt se kjo lutje do të pranohet.

I Dërguari i All-llahut thotë: “Kujt i janë hapur portat e lutjeve, i janë hapur portat e mëshirës.”

E lusim Zotin t’u përgjigjet lutjeve tona! Amin!

Shkruan Hoxhë Abdyl Fuga